Aktualitet

Zbulohet SHKAKU: Avaria në procesin e prerjes së hekurit shkaktoi shpërthimin

f.t
Zbulohet SHKAKU: Avaria në procesin e prerjes së hekurit shkaktoi
PAMJE NGA VENDNGJARJA

LUSHNJË-Shpërthimi në magazinën në Lushnjë është shkaktuar nga një avari që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit, duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me Acetilenin.

Nga hetimet e kryera dhe nga konkluzionet paraprake të ekspertëve dyshohet se kjo avari ka bërë që një nga bombolat, e cila mund të ketë qenë më përmbajtje gazi acetilen, ka shpërthyer.

“Nga hetimet e kryera dhe nga konkluzionet paraprake të ekspertëve dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një avari që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me Acetilenin. Kjo avari ka bërë që një nga bombulat e cila dyshohet të këtë qenë më përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer duke shkaktuar dhe dëmet me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve, plagosjen e shtatë të tjerëvë dhe dëmtimin e objektit, banesave dhe e bizneseve përreth”, thuhet në dosjen e policisë.

Sipas Policisë, rezulton se jemi para veprave penale të Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia dhe ndërtimit të paligjshëm.

Fillimisht dyshohej se shpërthimi të kishte ardhur si pasojë e tensionit të lartë. Më nga hetimet paraprake ekspertët dyshuan se shkak për shpërthimin është bërë njëra nga 2 bombolat që po transportoheshin me vinç. Babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha, manovratorë, kanë qenë duke ngritur me vinç dy bombula oksigjeni që do të përdoreshin për saldime në çatinë e magazinës (kapanonit).

Si ndodhi shpërthimi?

Ngjarja ka ndodhur më 1 Mars rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Pak minuta pas vinçierit Roland Hoxha, ka humbur jetën dhe djali i tij 20 vjeç Elidon Hoxha. Të plagosur kanë mbetur 7 persona të tjerë, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela, nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB