
LUSHNJË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur të premten e dy marsit pas shpërthimit në magazinën në Lushnjë, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë. Në dosjen e siguruar, thuhet se është marrë në pyetje punonjësi i një kompanie ngjitur me kapanonin ku ndodhi shpërthimi.
Është pyetur shtetasi Rezar Ymeri, e cili deklaron se është i punësuar te biznesi i shtetasit Saimir Korreshi dhe aty pranë po ndërtohej një kapanon që mesa dinte është i shtetasit Bujar Çela si dhe një magazinë tjetër me profile alumini të cilën e ka shtetasi Bujar Lila.
'Ka rreth një muaj që në këtë magazinë po kryen punime te magazina e Bujar Çela dhe ditën e sotme rreth orës 15:40 ka qënë në zyrën e vet ku dëgjoi shpërthimin nga magazina e shtetasit Bujar Cela ku po kryeshin punime. Ai ka shkuar aty pranë dhe ka parë dy persona njëri ishte në makinën vinç në anën e pasagjerit i cili ishte i gjetur dhe pa roba në trup dhe një person tjetër i gjymtuar në tokë dhe nuk reagonte. Ai ka njoftuar urgjencën e spitalit nga të dëmtuarit ka parë Lunedi Golemi dhe Bujar Çela.
Ai ka njoftuar urgjencën e spitalit dhe nga të dëmtuarit ka parë Lunedi Golemin dhe Bujar Çelën. Është pyetur edhe Sh.Kasapi i cili shpjegon se ka marrë me qira një magazinë të Bujar Çelës ku prodhon xhama, profile alumini, dyer,dritare etj. Rreth orës 15:30 ai ka dëgjuar një shpërthim të fortë në drejtim e magazinës që ka marrë në qira, kur ka shkuar aty ka parë ambulancën, policinë dhe Bujar Çelën e Saimir Koreshin të dëmtuar, po kështu dhe djalin e Roland Hoxhës në Ambulancë."- thuhet në dosje.
/ZËRI