Aktualitet

Shpërthimi me 2 viktima/ Zbardhet DËSHMIA e përgjegjësit të ISHTI

Ndërsa shpërthimi sipas tij, ka ardhur në dy faza.

E.K
Shpërthimi me 2 viktima/ Zbardhet DËSHMIA e përgjegjësit
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJË- Zbardhet dëshmia e dhënë në Prokurorinë e Lushnjës nga përgjegjësi i sektorit te Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial. Në dëshminë e ti ai ka deklaruar se në vendin e ngjarjes është konstatuar një autovinç me krahun e hapur i cili kishte të varur një bombol oksigjeni të lidhur me litar. Po ashtu në dëshminë e tij thuhet se mendohet se ka qenë dhe një bombol tjetër shoqëruese scitileni ose gaz i lëngshëm propan të cilët së bashku realizojnë procesin e prerjes së metaleve e cila nuk u gjetën në vendin e ngjarjes por u gjendën copa të hapura. Ndërsa shpërthimi sipas tij, ka ardhur në dy faza.

Pjesë nga dosja: Është pyetur shtetasi Syria Beshaj përgjegjës sektori ISHTI shpjegon se në vendin e ngjarjes është konstatuar një autovinç me krahun e hapur i cili kishte të varur një bombol oksigjeni të lidhur me litar mendohet se ka qenë dhe një bombol tjetër shoqëruese scitileni ose gaz i lëngshëm propan të cilët së bashku realizojnë procesin e prerjes së metaleve e cila nuk u gjetën në vendin e ngjarjes por u gjendën copa të hapura. Rreferuar pamjeve filmike ai shpjegon se shpërthimi ka ardhur në dy faza. Faza e parë flaka në majën e vinçit dhe faza e dytë bombola në dysheme shkaktuar dhe gropën 2.5 x 2.5 x 0.6 metra. Shpërthimi sipas tij është shkaktuar ose nga rënia në tension e krahut të vinçit ose nga manovrimet e gabuara që mund të ketë dëmtuar tubot që lidhnin bombolat me kanellën./ZËRI

Poll

MOS HUMB