Aktualitet

'Sikur më shtyu njeri'/ Saimir Korreshi tregon si ndodhi shpërthimi në Lushnje

Në dosjen e përgatitur nga Prokuroria e Fierit është zbardhur dëshmia e një prej të plagosurve nga shpërthimi, i identifikuar si Saimir Korreshi, një prej pronarëve të magazinave që ndodheshin pranë rrethrrotullimit të Plasmasit.

k.m.
'Sikur më shtyu njeri'/ Saimir Korreshi tregon si ndodhi
Foto ilustruese

LUSHNJE- Detaje të reja janë mësuar lidhur me shpërthimin e ndodhur në Lushnje që u mori jetën babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. Në dosjen e përgatitur nga Prokuroria e Fierit është zbardhur dëshmia e një prej të plagosurve nga shpërthimi, i identifikuar si Saimir Korreshi, një prej pronarëve të magazinave që ndodheshin pranë rrethrrotullimit të Plasmasit. Ai ka treguar se ka ndjerë sikur është shtyrë, por në fakt ka qenë forca e shpërthimit, megjithatë nuk ka pasur dëmtime të rënda. Aq sa ka shkuar vetë në spitalin e Lushnjes.

"Eshte pyetur shtetasi Saimir Korreshi i cili deklaron se ka ne pronesine e tij nje magazine ku tregeton artikuj te ndryshem ushqimor ne lagjen “18-tetori Lushnje ne afersi te rrethrrotullimit te Plasmasit. Me date 01.03.2024 ai ka qene ne kete pike dhe ndodhej tek sheshi para magazines se tij ai ka qene duke folur ne telefon dhe ka degjuar nje shperthim te forte dhe ka ndjere nje force shtytese nga prapa me pas ka vene re demtimin ne doren e majte te tij. Saimiri ka shkuar vete ne spitalin e Lushnjes per mjekim dhe ne spital ka vene re dhe nje demtim tjeter ne koke ne pjesen e ballit. Eshte bere vendimi ekspertimit mjeko ligjor per shtetasin Saimir Korreshi,"-shkruhet në dosje./ZËRI

Poll

MOS HUMB