Aktualitet

Kuvendi, PS në kërkim të votave për aministinë. Kalojnë marrëveshjen me Italinë dhe ndërtimet në zonat e mbrojtura

Socialistët nuk i kanë 84-votat që duhen për amnistinë penale, ndërsa Lulzim Basha dhe deputetët e tij deklaruan se nuk do të jenë pjesë e seancës së sotme

E.K
Kuvendi, PS në kërkim të votave për aministinë.
Seanca ne Kuvend

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të enjte, ku në rendin e ditës parashikohet kalimi i disa projektligjeve dhe marrëveshjeve të rëndësishme, përfshirë amnistinë penale. Për këtë të fundit socialistët nuk i kanë 84 votat e mjaftueshme, dhe me gjasa marrëveshja e arritur paraprakisht me grupimin e Lulzim Bashës ka dështuar.

Gjatë ditës së djeshme, Lulzim Basha dhe deputetët e tij deklaruan se nuk do të ishin pjesë e seancës së sotme, për shkak në projektligjin për amnistinë, është përfshirë dhe ulja e dënimit për personat që janë dënuar nga Gjykata e Posaçme.

Ndërkohë në rendin e ditës së sotme është dhe marrëveshja për emigrantët me Italinë, nga e cila Shqipëria mund të bëhet një kamp pritës për emigrantët që vijnë nga vendet e treta.

Në rendin e ditës, socialistët kanë futur edhe ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura, që i hap rrugën ndërtimeve. Pavarësisht se ambasadori i BE, Gonzales, kishte kërkuar që ky projektligj të mos kalonte pa u dëgjuar grupet e interesit, socialistët nuk u tërhoqën nga nisma e tyre.

Me ndryshimet e reja do të ngrihet një strukturë paralele me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për administrimin Parqeve Kombëtare.

Para se të miratohej në komisionin e Mjedisit, projektligji u miratua me rezerva në komisionin e Ligjeve dhe atë të Integrimit.

Propozimet fillestare për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura u bënë nga një grup deputetësh socialistë me argumentin se po i përgjigjeshin një shqetësimi të kryetarëve të bashkive që kërkonin më shumë kompetenca mbi territoret e ZM-ve.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB