Aktualitet

“Banditi” rus, frikë si Navalny? Igor Kokunov humb betejën ligjore, kërkonte të mos ekstradohej

Kokunov kërkonte nga togat e zeza pushimin e çështjes ndaj tij dhe mosekstradimin në Rusi. Pushimin e çështjes ai e kërkonte me pretendimin se Rusia nuk e ka dërguar kërkesën brenda afateve ligjore.

E.K
“Banditi” rus, frikë si Navalny? Igor Kokunov humb betejën
Igor Kokunov

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të mërkurë kërkesën e Igor Kokunov, i arrestuar gjashtë muaj më parë në Shqipëri dhe që kërkohet të ekstradohet nga Federata Ruse. Kokunov kërkonte nga togat e zeza pushimin e çështjes ndaj tij dhe mosekstradimin në Rusi. Pushimin e çështjes ai e kërkonte me pretendimin se Rusia nuk e ka dërguar kërkesën brenda afateve ligjore. Lajmi bëhet me dije nga gazetarja Anila Hoxha.

I njohur me nofkën Vasia Bandit pra hajdut me ligj, prokuroria ruse thotë në dosjen që TCH disponon se 60-vjecari nga viti 1993- 2019 mori postin më të lartë në hierarkinë kriminale. Statusi ‘hajdut me ligj’ thotë zëvendës Prokurori i Përgjithshëm rus është statusi më i lartë i përjetshëm në hierarkinë kriminale dhe dëshmon përkatësinë e tij dhe autoritetin e padiskutueshëm të elitës kriminale.

Sipas autoriteteve ruse Kokunov nga 2005- 2015 ofroi patronazh kriminal të veprimtarisë së kompanisë së përbashkët aksionere ‘’FIRST Moscoë Ëatch factory” me një tarife për të marrë para në gati 1 milionë rubla.

Por përballë kësaj kartele avokati i Kokunov thotë se do dorëzojë kërkesa të reja në gjykatë

“Të enjeten në apel shqyrtohet kërkesa e Kokunov, për ekstradimin dhe avokatët do të kërkojnë që most ë ekstradohet sepse në burgje I rerzikohet jeta”./ZËRI

Poll

MOS HUMB