
FIER- Disa punonjës të një fabrike koreane që merret me prodhimin e pjesëve të makinave janë asfiksuar nga rrjedhja e disa kimikateve. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në kompaninë “Yura”, e cila ka nisur aktivitetin e saj në Shqipëri 5 vjet më parë. Policia bën me dije se 8 punonjës kanë pasur probeme shëndetësore dhe kanë marrë ndihmë në brenda ambienteve të fabrikës. Një prej tyre është transportuar në spital, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. 7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./ZËRI