
TIRANË- Ilir Brahimi (alias Beqaraj, alias Mançellari) dhe Edison Haxhiu janë ende në burg për vrasjen e Gentjan Bejtja. Por rolet e tyre janë vetëm ndihmëse në atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Larushkë të Fushë Krujës. Autorët që shkrepën armët dhe as porositësit nuk dihen. Ndaj për të dhënë më shuëm detaje, si për profilin e viktimës, si edhe për personat që nuk e donin ta kishin të gjallë. Sipas gazetarit Artan Hoxha, Bejtjas i ishte ofruar disa herë oferta për të bashkëpunuar me shtetin, por nuk e kishte pranuar kurrë.
Sipas Artan Hoxhës, 42-vjeçari ishte një "ujk i vetmuar" dhe në goditje të ngjashme si ajo që pësoi vetë kishte bashkëpunuar vetëm me 2 persona të tjerë, njëri prej të cilëve nuk jeton më. Por tjetri ende është 'aktiv' dhe nëse pranon që të bashkëpunojë me drejtësinë, do të zbardhë shumë ngjarje kriminale të ndodhura në Tiranë dhe rrethina.
"Gentjan Bejtjës ia kishin dhënë mundësinë që të mbronte veten, 3 herë kanë tentuar. Por nuk ishte nga ata njerëz që bëhen bashkëpunëtorë, prandaj nuk e shikonte si rrugëzgjidhje. Fakti që e gjetën kaq kollaj...nuk ka pasur kurrë bandë të vetën, ka qenë ujk i vetmuar. Merrte përsipër goditje që nuk i bënin dot të tjerët. Ai kërkohej me çdo kusht që të ishte i vdekur. Ishte kërcënim serioz. Ishte i aftë për të kryer goditje të tjera. Nga grupi që ka punuar Gentjan Bejtja, edhe një person tjetër është ekzekutuar, heqim rastin e ngjarjes së vitit 2015-2016. Sot me ekzekutimin e tij është vetëm një nga ata. Dyshoj se do të ketë shans që ta kthejë në bashkëpunëtor edhe pse do të zbardhte shumë ngjarje."
Sa i përket një prej të burgosurve, Ilir Brahimi, lidhja e tij më e fortë duket se nuk është me Ylli Brahimin, një prej bashkëpunëtorëve të ët zhdukurit Ervis Martinaj. Po sipas Hoxhës, në fakt ai është kunati i një tjetër personazhi me influencë në zonë, por emrin e tij nuk e ka bërë me dije.
"U tha një njëri prej tyre ishte i krahu i djathtë i Ervis Martinajt. Ylli Brahimaj nuk ka qenë krahu i djathtë ka qenë një prej njerëzit më të afërt të tij, ka punuar me të. Personi që është kapur dhe është dashur që të bëhet një lidhje. Ilir Brahimi, më shumë sesa kushëriri i Ylli Brahimit është kunati i një personazhi tjetër në zonë që është marrë peng nga Ervis Martinaj. Personat që janë kapur njëri akuzohet se ka marrë pjesë në vrasje, tjetri ka vënë në dispozicion të grupit automjetin. Hetimi do të jetë interesante të zbulohet se kush janë autorët se kanë lidhje edhe me ngjarje të tjera. Kanë vepruar në një zonë shumë problematike,"-tha për "Ekspres", Artan Hoxha.
Në fund, u ndal tek skuadra e qitësave që i morën jetën në oborrin e shtëpisë 42-vjeçarit. Edhe njëherë sqaroi se përse beson se nuk mund të jenë personazhe të zonës së Niklës, por shtoi se mund të kenë mbështetjen e tyre. E njëjta dorë, dyshon Hoxha, është përdorur edhe tek ekzekutimi i Brilant Martinajt edhe tek atentati ndaj Ylli Brahimit në Milot. Por, për Policinë duket se është e vështirë që të mbledhë provat.
"Ata që kanë kryer ngjarjen e fundit nuk janë vendali, edhe tek vrasja mbi urë, edhe tek Ylli Brahimi, edhe Gentjan Bejtja nuk janë të asaj zone. Ata të zonës njihen, nuk i afroheshin dot njëri-tjetrin. Në momentin që ndodhi vrasja, nuk ishin as ata të tjerët në zonë. Kjo nuk është e rastësishme. Në raste të ngjashme edhe nëse nuk kanë gisht, kanë informacion se kush operon në zonë. Kështu që largohen dhe rrinë në zona me kamera. Kjo e bën të rëndësishëm hetimin. Nga të gjitha të dhënat e deritanishme, vrasja del e porositur dhe me interes ishin jo shumë larg banesës së tij. Pastaj kush ishte skuadra e pushkatimit, po kërkohen njerëz që nuk janë nga ajo zonë."
Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme./ZËRI