Aktualitet

Jo vetëm ish-zv.kryeministrit! Thirret në SPAK edhe ish-gruaja e Arben Ahmetajt

Avokati i saj tha se pritet të mësojë për statusin penal të të mbrojturës prej tij, nëse është ngritur ose jo akuzë zyrtare.

k.m.
Jo vetëm ish-zv.kryeministrit! Thirret në SPAK edhe ish-gruaja e Arben
Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka

TIRANË- SPAK ka mbyllur sot hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, duke e cilësuar si të pandehur për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Por nuk është i vetëm në këtë proces. Bashkë me të, do të ftohet për të dëshmuar edhe ish-bashkëshortja e tij, Albina Mançka. Avokati i saj Ermir Beta tha për "News 24" se pritet të mësojë për statusin penal të të mbrojturës prej tij, nëse është ngritur ose jo akuzë zyrtare.

Ahmetaj është nën hetim për veprat penale “pastrim parash”, korrupsion në 6 raste, por edhe “fshehje pasurie”. Për çështjen, sot ishin të ftuar edhe avokatët e tij, por nuk mundën që të firmosnin përfundimin e hetimeve. Ata u njoftuan se do të shkonin sërish javën e ardhshme, pasi sot nuk mundeshin për arsye teknike, por nuk dhanë shumë detaje.

Ishte avokati i Klodian Zotos, Ardian Leka, ai që sqaroi se SPAK e ka shtyrë për javën e ardhshme komunikimin e akuzave./ZËRI

Poll

MOS HUMB