
DURRËS-Mikel Pici 32 vjeç, pronari i firmës së linjës së autobusëve “Durrës-Milano” dhe Piro Rushi, 57 vjeç, drejtuesi i autobusit me destinacion Italinë ku u gjetën 13 kilogramë heroinë janë dërguar për gjykim.
Në vijim të hetimit janë marrë pamjet filmike nga të cilat ka rezultuar se autobusi ku u gjet droga ka hyrë në qytetin e Fierit në datën 26 mars 2023 ora 17.46 dhe ka shkuar në drejtim të një servisi ku ka ndërruar dy gomat e para. Më pas autobusit është kthyer përsëri në drejtim të qytetit të Fierit.
“Në datën 29.04.2023 ora 12.33 ky automjeti ëshët konstatuar në autostradën Fier-Lushnje, pikërisht në vendin e quajtur “pushimi i shoferit” dhe nuk rezulton të jetë kthyer pas kësja date. Më datë 29.04.2023 është paraqitur për të kryer procedurate skanimit shtetasit Mikel Pici i datëlindjes 17.02.1991, drejtuesi i automjetit tip autobus me targa AB237DN në të njëjtën kohë dhe pronar i kompanisë "Keli Travel” si dhe shoferi i dytë ishte shtetasi Piro Rushi i datëlindjes 25.02.1966 ku pas skanimit, autobusi është markuar me shenjën “Red” në pjesën mbi gomat e prapme”,-thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit të autobusit në pjesën e prapme tek korridori midis sediljeve është konstatuar se kapakët mbi motor i kishin vidat e reja. Pasi janë hapur kapakët është konstatuar se ata kishin peshë të rëndë dhe u vu re se nga pjesa e poshtme tek kapaku i parë kishte 8 pako në formë drejtkëndëshi të mbështjella me qese plasmasi transparente ku brenda secilës prej tyre dalloheshin mbështjellëse me ngjyrët të verdhë dhe shirita të kuqe dhe të zerzë, brenda të cilave dyshohet se kishte lëndë narkotike të llojit heroinë.
Gjithashtu janë zbardhur përgjimet mes pronarit të firmës së autobusëve “Durrës-Milano”, Mikel Pici 32 vjeç, pronari i firmës së linjës së autobusëve “Durrës-Milano” dhe Piro Rushi, 57 vjeç, drejtuesi i autobusit që u kap me mbi 13 kilogramë kokainë.
Mikeli: Pse çfarë ke mos e vrit mendjen për këtë punë, rri i qetë nuk ke punë ti me rregull të dali njeri se i kam unë rri i qetë.
Piro: Mos fol, po autobusi ka qenë në Fier mos thuaj që ka qenë në Fier autobusi.
Mikeli: jo, jo.
Piro: Nuk ke qenë në Fier thuaj
Mikeli: jo jo nuk ke punë ti në rregull.
Janë zbërthyer gjithashtu të dy telefonat e Piro Rrushit, por në to nuk u konstatuan të dhëna në interes të hetimit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.726 të filluar në datën 30.04.2023, kundër të pandehurve: Mikel Pici i biri i Agim dhe i Drita i datëlindjes 17.02.1991 lindur dhe banues në Rrogozhinë, Kavajë, lagja nr.2 me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, me arsim të mesëm, me gjendje gjyqësore i pa dënuar, pronar i firmës “Keli Travel”.
AKUZUAR : Për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” neglur ne tentative, parashikuar nga neni 283/a/2-22 të Kodit Penal.
Piro Rushi i biri i Lipi dhe i Marie, i datëlindjes 25.02.1966, lindur dhe banues në Fier, lagja 15 Tetori, me shtetësi dhe kombsi Shqiptare, me arsim 10-klase, mëe gjendje gjyqësore i pa dënuar, shofer pranë firmës “Keli Travel”.
AKUZUAR: Për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” neglur ne tentative, parashikuar nga neni 283/a/2-22 të Kodit Penal.
Ka rezultuar se, në datën 30.04.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga oficeri i policisë gjyqësore, ka regjistruar procedimin penal me Nr.726, për veprën penale të “Trafikimi i narkotike”, parashikuar nga neni 283/a/2 të Kodit Penal në ngarkim të personave nën hetim Mikel Pici dhe Piro Rushi dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal në ngarkim të personit nën hetim Piro Rushi.
Në datë 05.05.2023 është bërë korrigjimi i gabimit material në regjistrin e njoftimeve duke shënuar emrin e shtetasit Mikel Pici në vend të Piro Rushi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
I. Në përfundim të hetimeve rezultoi e provuar se: Nga ana e Seksionit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës me datë 30.04.2023 rreth orës 03:20 është bere arrestimi ne flagrance i shtetaseve Mikel Pici dhe Piro Rrushi. Arrestimi i tyre eshte kryer, pasi me date 29.04.2023 ora 22:30 gjate perpunimit ne terminalin e mjeteve te renda ne Piken e Kalimit Kufitar Port Durres, ne automjetin tip autobus i markes Irisbus, me targa AB237DN, u gjenden te fshehura 26 (njezete e gjashte) pako me peshe 13.750 (trembedhjete pike shtateqind e pesedhjete) kg e dyshuar lende narkotike e llojit Heroine. Gjate kontrollit personal te shtetasit Mikel Pici atij ju gjenden dhe ju sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 0.3 (zero pike tre) gr lende e dyshuar Kokaine. Gjithashtu ne lidhje me kete ngjarje jane sekuestruar gjithsej 8 telefona celulare ne cilesin e proves material, sipas pershkrimit ne proceverbalet e sekuestrimit.
Nga hetimi rezultoi se pronari i firmes se kamionave eshte shtetasi Mikel Pici.
Pas snjalizimit te skanerit dhe me qellim per te bere te mundur verifikimin e ketij informacioni nga ana e sherbimeve te policies Kufitare te Portit Detar Durres, jane marre masa dhe eshte organizuar puna per te bere kontroll fizik te ketij mjeti. Ne pjesen e shenuar nga ana e skanerit me shenjen “Red”, eshte kontrolluar duke i kushtuar rendesi çdo elementi te dyshuar, pas kontrollit u gjenden te fshehura 26 (njezete e gjashte) pako me peshe 13.750 (trembedhjete pike shtateqind e pesedhjete) kg e dyshuar lende narkotike e llojit Heroine. Me pas eshte ushtruar kontrolli i baneses se shtetasit Mikel Pici nga punonjesit e policise Kavaj dhe nga punonjesit e policise Fier eshte kryer kontrolli i baneses se shtetasit Piro Rushi, ku nuk ka rezultuar ndonje gje ne interest e hetimit.
Është pyetur shtetasi Mikel Pici pronar i firmes “Keli Travel” i cili shprehet se: eshte pronari i automjetit dhe ka agjensin e tij “Keli Travel” te cilin e ka dhe te rregjistruar dhe prane qendres se biznesit. Ne lidhje me lenden e gjetur ne autobuz ky shtetas deklaron se ska asnje dijeni per kete.
Është marrë deklarim shtetasit Piro Rushi shofer prane firmes “Keli Travel” i cili ne deklarimin e tij shprehet se ka rreth 30 vite qe punon si shofer autobuzi, ndersa ne kete fime ka rreth 6 vite qe punon. Ai shpreht se rreth ores 13:00 ka shkuar ne Rrogozhine ku gjendej autobusi. Atje eshte takuar me pronarin Mikel Picin dhe ka filluar qe te laj autobusin per ta bere gati per udhetim, ndersa Mikeli eshte marre me punet e tjera ne thertore. Shtetasi Piro Rushi shprehet se ka shkuar se bashku me shtetasin Mikel Pici drejt Portit te Durresit, ku me pas Mikeli eshte marre me prerjen e biletave te udhetarve.
Në vijim të hetimit janë marrë dhe kqyrur pamjet filmike të qytetit të Fierit, nga të cilat ka rezultuar se mjeti me targa AB237DN ka hyrë në qytetin e Fierit në datën 26.04.2023 ora 17.46 (i konstatuar tek vendi i quajtur vija e ngjalës) dhe ka shkuar në drejtim të një servisi pranë karburant “Joti” shpk në rrugën e Patosit ku ka ndërruar dy gomat e para të autobusit dhe është kthyer përsëri në drejtim të qytetit të Fierit në orën 18.50 të datës 26.04.2023 përpara DVP Fier. Në datën 29.04.2023 ora 12.33 ky automjeti ëshët konstatuar në autostradën Fier-Lushnje, pikërisht në vendin e quajtur “pushimi i shoferit” dhe nuk rezulton të jetë kthyer pas kësja date.
Me procesverbalin për kqyrjen dhe marrjen e provës material datë 05.05.2023 rezulton: Më datë 29.04.2023 është paraqitur për të kryer procedurate skanimit shtetasit Mikel Pici i datëlindjes 17.02.1991, drejtuesi i automjetit tip autobus me targa AB237DN në të njëjtën kohë dhe pronar i kompanisë "Keli Travel” si dhe shoferi i dytë ishte shtetasi Piro Rushi i datëlindjes 25.02.1966 ku pas skanimit, autobusi është markuar me shenjën “Red” në pjesën mbi gomat e prapme. Gjatë kontrollit të autobusit në pjesën e prapme tek korridori midis sediljeve është konstatuar se kapakët mbi motor i kishin vidat e reja. Pasi janë hapur kapakët është konstatuar se ata kishin peshë të rëndë dhe u vu re se nga pjesa e poshtme tek kapaku i parë kishte 8 pako në formë drejtkëndëshi të mbështjella me qese plasmasi transparente ku brenda secilës prej tyre dalloheshin mbështjellëse me ngjyrët të verdhë dhe shirita të kuqe dhe të zerzë, brenda të cilave dyshohet se kishte lëndë narkotike të llojit heroinë. Pasi u hap kapaku i dytë janë konstatuar 18 pako në formën drejtkëndëshi të mbështjella me qese plasmasi transparente ku brenda secilës prej tyre dalloheshin qese me ngjyrë të verdhë dhe me shirita te kuqe dhe të zinj brenda së cilave dyshohet se mund te ketë lëndë narkotike të llojit heroinë. Njëra prej pakove u hap dhe u mor monstër ku u bë testi me anë të një apartati të posacëm i quajtur “Agilent’ i cili shërben për të konstatuar nëse është apo jo lëndë narkotike. Kjo lëndë u peshua dhe pas peshimit rezultoi me peshën 13.75 kilogram sëbashku me ambalazh.
Në funksion të hetimit është vendosur kryerja e ekspertimit kimik të lëndës. Nga akt nr.4664 rezulton se materialet objekt ekspertimi treguan për prani të heroinës. Pesha totale e materialeve me ambalazh ishte 13.630 gram, pesha e materialeve pa ambalazh ishte e pamundur të realizohej teknikisht.
Është kryer ekspertimi kimi i lëndës së sekuestruar shtetasit Mikel Pici. Nga akt nr.4098, rezultoi se për materialin objekt ekspertimi tregoi për prani të Kokainës. Pesha e materialit pa ambalazh ishte 0.217 gram.
Është kryer ekspertimi toksikologjik për shttasin Mikel Pici. Nga akti ekspertimi nr.1484 rezulton se në mostrën e urinës marrë shtetasit Mikel Pici u zbulua prania e produkteve të metabolizimit të Cocainës në organizmin e njeriut.
Është kryer eskpertimi biologjik. Nga akti nr. 6216 rezulton se nga mostrat biologjike të përgatitura nga pakot e presuara dhe ambalazhuara me natriban të verdhë në qesen me numër serial unik C3000122 të marra në vendngjarje prova materiale, objekt eskpertimi u përftuan profile gjenetike të pjesshme të pavlefshme. Nga monstrat biologjike të përgatitura nga pakot e presura dhe ambalazhuara me natriban të verdhë në qesen me numër serial unik C3000123 marrë në vendngjarje prova materiale 2, objekt ekspertimi u përftuan profile gjenetike të pjeshme të pavlefshme.
Është kryer ekspertimi daktiloskopik-vlerësues. Nga akti nr.4385, rezultoi se në qeset transparente dhe pakot e tyre objekt ekspertimi të fiksuara në cilësinë e provës materiale nuk u përftuan gjurmë papilare të vlefshme për identifikim.
Gjithashtu janë zbardhur përgjimet mes pronarit të firmës së autobusëve “Durrës-Milano”, Mikel Pici 32 vjeç, pronari i firmës së linjës së autobusëve “Durrës-Milano” dhe Piro Rushi, 57 vjeç, drejtuesi i autobusit që u kap me mbi 13 kilogramë kokainë.
Është kqyrur telefoni celular i llojit Nokia që ju gjet shtetasit Piro Rrushi, nga kqyrja nuk u konstatua të dhëna në interes të hetimit.
Është kqyrur telefoni celular i llojit Xiaomi Poco F3 që ju gjend shtetas Piro Rrushi, nga kqyrja nuk u konstatuan të dhëna në interes të hetimit.
II. Në lidhje me veprën penale për të cilën akuzohen të pandehurit.
Nga sa paraqitëm më sipër arrijmë në përfundimin se të pandehurit Mikel Pici dhe Piro Rushi kanë konsumuar në mënyrë kumulative elementët e veprës penale “Trafikim i narkotikëve” neglur ne tentative e ngelur ne tentative, parashikuar nga neni 283/a/2-22 të Kodit Penal.
Në lidhje me veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” legjislacioni jonë penal nëpërmjet kësaj vepre penale synon mbrojtjen e posaçme të marrëdhënieve juridike të vendosura për të siguruar kontrollin dhe rendin në veprimtaritë e importimit, eksportimit, tranzitimit dhe tregtimit ndërkombëtar të narkotikëve, kundër veprimeve e mosveprimeve kriminale.
Po kështu, me anë të kësaj dispozite, në harmoni e plotësim reciprok me dispozita të tjera penale, ligjvënësi synon edhe mbrojtjen e marrëdhënieve juridike të vendosura për garantimin e jetës, shëndetit, familjes dhe të drejtave të tjera e objektivave sociale në një shoqëri demokratike. Kjo vepër penale kryhet me dashje, me anë të veprimeve a mosveprimeve të kundërligjshme. Sipas rastit, ajo kryhet për motive apo edhe me qëllime nga më të ndryshmet, të fokusuara veçanërisht tek ato që lidhen me përfitimin material.
Nga ana objektive vepra penale kryhet nëpërmjet importimit, eksportimit, tranzitimi dhe tregtimit, në kundërshtim me ligjin, i substancave narkotike dhe lëndëve psikotrope.
Legjislacioni jonë përmban rregullime të posaçme përsa i përket çdo lloj veprimtarie që lidhet me substancat narkotike dhe lëndët psikotrope. Ndërmjet të tjerave, mund të evidentohen Ligji nr.7975, datë 26.7.1995 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope” (i ndryshuar) dhe Ligji nr.8874, datë 29.3.2002 “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope”.
Këto ligje, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë e për zbatim të tyre, parashikojnë rregulla të qarta për kushtet, kriteret dhe procedurat, teknike e ligjore, për lejimin, autorizimin dhe disiplinimin e veprimtarive për prodhimin, fabrikimin, tregtimin, shpërndarjen me shumicë dhe pakicë, etj. Këto veprimtari mund të ushtrohen vetëm nga subjekte të autorizuara posaçërisht për këtë qëllim sipas ligjit nga autoritetet kompetente.
Ne vendimin unifikues nr.3 date 24.01.2011 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte eshte cituar dhe mbajtur qendrimi unifikues se:
Eksportimi, në kundërshtim me ligjin, i substancave narkotike ose psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, është mënyrë e realizimit të veprimit kriminal të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, me të cilën, persona fizikë a juridikë, të pajisur ose jo me autorizim të posaçëm sipas ligjit nga autoritetet shqiptare, në mënyrë të kundërligjshme dhe me dashje, duke përdorur çfarëdo mjeti e forme veprimi a mosveprimi, i dërgojnë këto lëndë nga territori shqiptar në territorin e shteteve të tjera, me synimin për t’i hedhur në qarkullim në territorin e atyre shteteve.
Për kualifikimin e veprimit kriminal si “trafikim i narkotikëve” në mënyrën e eksportimit, sipas nenit 283/a të Kodit Penal, ka rëndësi të vërtetohet kryerja e veprimeve a mosveprimeve, konkrete, me dashje, të lidhura me arritjen e rezultatit të mendimit kriminal, pikërisht të qëllimit për ta dërguar (eksportuar) lëndën narkotike, në mënyrë të kundërligjshme, nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e një shteti tjetër, pavarësisht nëse kanë ardhur të gjitha pasojat, nëse është arritur rezultati kriminal. Po kështu, nuk ka rëndësi për kualifikimin e kësaj vepre penale se cili ishte synimi i mëtejshëm i autorëve të veprës pas hyrjes së lëndës narkotike në territorin e shtetit tjetër, pra forma e natyra e parashikuar prej tyre për të përfituar dhe gjithsesi për vënien në qarkullim të saj pas realizimit të eksportimit.
Nuk ka rëndësi për kualifikimin e veprës as natyra e veprimeve e mosveprimeve apo forma e pjesëmarrjes në kryerjen e veprimit kriminal të eksportimit të lëndës narkotike, përderisa këto elementë të anës objektive të kryerjes së krimit të trafikimit të narkotikëve (neni 283/a) janë alternative dhe autonome. Mjafton që veprimi kriminal dhe pjesëmarrja të jetë me dashje drejt arritjes së qëllimit kriminal të eksportimit të lëndës narkotike nga territori shqiptar në territorin e një shteti tjetër (si p.sh. krijimi i kushteve për kërkimin dhe gjetjen e lëndës narkotike, për marrjen, mbajtjen, ruajtjen dhe transportimin e saj nga territori i shqiptar në territorin e shtetit tjetër, rekrutimi i bashkëpunëtorëve dhe në tërësi sigurimi dhe përdorimi i mjeteve financiare dhe teknike për lehtësimin dhe realizimin e këtij veprimi kriminal). Nëse lënda narkotike, megjithë veprimet a mosveprimet konkrete e të drejtpërdrejta të autorëve të veprës për eksportimin e saj, nuk e ka kaluar kufirin shtetëror shqiptar, për rrethana që nuk varen nga vullneti i tyre, pavarësisht nga koha e vendi i ndërprerjes së veprimit kriminal në territorin shqiptar, vepra penale kualifikohet si trafikim i narkotikëve në mënyrën e eksportimit e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a dhe 22 të Kodit Penal.
Subjekt i krimit të “Trafikimi të narkotikëve” mund të jetë çdo person fizik a juridik.
Në çështjen objekt procedimi nga provat e adminstruara gjatë hetimit provohet se të pandehurit kanë cenuar marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar rendin dhe kontrollin në importimin, eksportimin, tranzitimi dhe tregtimin e lëndëve narkotike.
Nga ana objektive të pandehurit kanë kryer veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” në formën e eksportimit, Mikel Pici si pronar i “Keli Travel” dhe Piro Rushi si shofer i kësaj agjensie kanë fshehur në autobusin e shoqërisë lëndën narkotike të llojit heroinë me qëllim kalimin e pikës doganore Porti i Durrësit për eksportimin e lëndës jashtë Shqipërisë.
Të pandehurit Mikel Pici dhe Piro Rushi kanë mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe janë të përgjegjshëm.
Nga ana subjektive të pandehurit kanë vepruar me dashje direkte, pasi i kanë parashikuar pasojat e veprimeve të tyre të kundraligjshme dhe i kanë dëshiruar ato.
III.Ndërkohë të pandehurit Mikel Pici, i është regjistruar emri në regjistrin e veprave penale edhe si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Kjo dispozitë parashikon: “Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet”.
Nga interpretimi i kësaj dispozite rezulton se në nenin 283 ligjëvënësi ka parashikuar një mbrojtje të veçantë të marrëdhënieve juridike të vendosura për të siguruar rendin dhe sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e personit, rregullat për shitjen, dhënien apo marrjen dhe mbajtjen në çdo mënyrë të substancave narkotike dhe psikotrope, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të mbrojtura posaçërisht me legjislacionin penal nga veprimet ose mosveprimet kriminale.
Nga ana objektive, vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike që parashikohet në nenin 283 të K.Penal përveç shitjes, ofrimit për shitje, marrjes në çdo formë, shpërndarjes, tregtimit, transportimit, dërgimit dhe dorëzimit të substancave narkotike dhe psikotrope, si dhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, kryhet edhe në formën e mbajtjes së këtyre lëndëve, substancave e farërave, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre.
Lidhur me këtë formë (mbajtjen) të anës objektive të kësaj figure krimi, ligjvënësi, si kriter përcaktues për ekzistencën e vetë figurës së krimit dhe, për pasojë, të bazës së përgjegjësisë penale për personat që e konsumojnë atë, ka parashikuar dy rrethana specifike: së pari, mbajtjen e substancave narkotike dhe psikotrope, si dhe të farave të bimëve narkotike jo për përdorim vetiak dhe së dyti, edhe kur rezulton i provuar fakti që, këto lëndë mbahen nga personi për përdorim vetiak, në aspektin sasior, ato nuk duhet të jenë në doza të vogla.
Në çështjen objekt procedimi i pandehuri Mikel Pici rezulton se sasine e mbajtur me vete e kishte ne sasi të vogel dhe gjithashtu rezulton i besueshëm fakti se e ka mbajtur për përdorim vetiak pasi ai rezulton përdorues i kësaj lënde nga akti i ekspertimit tokikologjik.
Këto rrethana provohen me anë të provave si vijon:
a) Referimi i veprës penale, së bashku me aktet bashkëlidhur:
b) Procesverbal kqyrje automjeti+flete skaneri;
c) Proces verbal per kqyrjen e marrjen e proves materiale;
d) Proces verbal per sekuestrimin e proves materiale;
e) Proces verbal peshimi prove materiale lendes;
f) Procesverbali i kontrollit të vendeve;
g) Procesverbal për këqyrje telefoni;
h) Akt eskpertimi kimik i lëndës;
i) Akt eskpertimi toksiologjik-ligjor;
j) Akt ekspertimi daktiloskopik-vlerësues;
k) Akt eskpertimi biologjik;
l) Procesverbal për marrjen e mostrës urinare;
m) Të gjitha aktete e tjera shkresore që i përkasin procedimit penal me nr.726, të vitit 2023;
Nisur nga së më sipër, kur me fakte dhe prova vërtetohet se nga ana e shtetasve Mikel Pici e Piro Rushi në bashkëpunim midis tyre është kryer vepra penale e “Trafikimi i narkotikëve” neglur ne tentative, parashikuar nga neni 283/a/2-22 i K.Penal, pasi me anë të një automjeti në brendësi të të cilit kishin një sasi prej 13.630 gramë lëndë narkotike të llojit Heroinë, kanë hyrë brenda territorit të PKK Porti Detar Durrës, me qëllim eksportimin, kalimin e lëndës narkotike përtej kufirit shtetëror, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme nga ana e tyre për trafikimin e kësaj lënde, por të sekuestruar në momentin e fundit nga ana e Policisë Gjyqësore.
Në këto kushte dhe mbështetur në nenin 331 e vijues të K.Pr.Penale:
K Ë R K O J Ë:
Gjyqtarit të seancës paraprake të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, dërgimin për Gjykim të procedimit penal nr.726 viti 2023 në ngarkim të të pandehurve shtetasve:
· Mikel Pici i biri i Agim dhe i Drita i datëlindjes 17.02.1991 lindur dhe banues në Rrogozhine, Kavaje, lagja nr.2 me shtetesi dhe kombesi Shqiptare, me arsim te mesem, me gjendje gjyqesore i pa denuar, pronar i firmes “Keli Travel”.
· AKUZOHET:Se ka kryer veprën penale dhe “Trafikimi i narkotikëve” neglur ne tentative, parashikuar nga neni 283/a/2-22 të Kodit Penal.
· Piro Rushi i biri i Lipi dhe i Marie, i datelindjes 25.02.1966, lindur dhe banues në Fier, lagja 15 Tetori, me shtetesi dhe kombesi Shqiptare, me arsim 10-klase, me gjendje gjyqesore i pa denuar, shofer prane firmes “Keli Travel”.
· AKUZOHET:Se ka kryer veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” neglur ne tentative, parashikuar nga neni 283/a/2 të Kodit Penal.
· Pushimin e hetimeve ndaj shtetasit Mikel Pici për veprën penale të dyshuar atë të “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikeve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
· Të njohë të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre me këtë kërkesë.