Aktualitet

Kokainë… përmes WhatsApp, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

Brenda pak ditësh, hetuesit identifikuan makinën dhe e ndoqën atë derisa gjetën shtëpinë e të riut në një komunë në zonën e Varese.

F.m
Kokainë… përmes WhatsApp, arrestohet 23-vjeçari shqiptar
Foto ilustruese

ITALI- Një shtetas shqiptar 23-vjeçar, në Itali, me vizë të rregullt turistike,për posedim me qëllim tregtimin e kokainës, tëcilit iu gjet dhe një armë gjahu dhe 460 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Seksioni antidrogë i Skuadrës Fluturuese Varese kishte marrë kohët e fundit lajmin për praninë, në Varese dhe provincën e saj, të më një shpërndarësi droge me origjinë ballkanike, i cili, paraprakisht arrinte marrëveshje nëpërmjet WhatsApp dhe më pas paraqitej në takime me një mjet tip Golf me targë zvicerane.

Brenda pak ditësh, hetuesit identifikuan makinën dhe e ndoqën atë derisa gjetën shtëpinë e të riut në një komunë në zonën e Varese. Duke nisur që nga mëngjesi i 13 dhjetorit, oficerët nisën të ndiqnin makinën, e cila pasi kishte bredhur nëpër disa komuna të kësaj krahine, mori rrugën që lidh urën e Vedano-s me qendrën tregtare Iper. Këtu shoferi, pasi u ndal në një zonë pushimi urgjent, doli nga automjeti dhe i rrëshqiti një paketë nga duart, të cilën e vendosi me këmbë në zgavrën e një prej anësoreve mbrojtëse të rruges.

Oficerët u ndanë dhe ndërkohë që një pjesë e stafit vazhdonte të ndiqte mjetin, i cili ndërkohë ishte larguar, operatorët e tjerë e gjetën me shpejtësi pakon, duke u konstatuar se brenda kishte vërtet kokainë, të ndarë në 40 doza. Në këtë moment shqiptari u ndalua dhe u kontrollua menjëherë.

Nga kontrolli u gjetën edhe 20 doza të tjera kokaine të paketuara, gati për t'u shitur, si dhe një shumë të madhe parash, që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës. Nga kontrolli i shtëpisë u gjetën, në një çantë shpine të fshehur poshtë krevatit, 460 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, si dhe një pushke e 12 armë gjahu.

Poll

MOS HUMB