Aktualitet

Patra shkundet nga tërmeti i fortë, banorët në panik: Na kujtoi vitin 2007!

Deri më tani, mediat greke nuk bëjnë me dije nëse ka pasur persona të lënduar, por shkruajnë se ka pasur dëme të mëdha materiale dhe shkëputje masive gurësh

F.m
Patra shkundet nga tërmeti i fortë, banorët në panik: Na
Tërmeti

GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.7 Rihter ka tronditur zonën e Etoloakarnanias të Greqisë, pasditen e kësaj të shtune. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, ndërsa thellësia 18.4 kilometra. Epiqendra e tërmetit ishte në liqenin e Trichonida, 5 kilometra në veriperëndim të Banjave Termale të Etoloakarnaniaa.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë deri në Patra.

Deri më tani, mediat greke nuk bëjnë me dije nëse ka pasur persona të lënduar, por shkruajnë se ka pasur dëme të mëdha materiale dhe shkëputje masive gurësh.

Banorët janë tmerruar, pasi në të njëjtën zonë ka ndodhur një tragjedi në vitin 2007, kur një tërmet i fuqishëm ka pas persona të lënduar.

“Tërmeti që u ndje rreth orës 18:30 të pasdites shkaktoi panik te banorët e Thermos, por edhe te zonat fqinje”, tha kryebashkiaku i Termos, Spyros Konstandaras.

 “Trichonida njihet për lëkundjet sizmike dhe presim të shohim se si do të zhvillohet fenomeni, pasi ka pasur disa pasgoditje, por jo shumë të tjera”, tha profesori i Gjeologjisë në Universitetin e Patrës, dhe drejtori i Laboratorit të Sizmologjisë, Efthymios Sokos.

Poll

MOS HUMB