Politikë

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK t'i shkojë deri në fund

Sipas Haklaj, Rithemelimi nuk kërkoi komision për koncesionet që lidhen me Spitalin Amerikan, për këtë arsye.

f.t
'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK
Azgan Haklaj

TIRANË-Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Azgan Haklaj ka deklaruar së fundmi se pronari i spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu është ortak me Shkëlzen Berishën. Sipas tij, Rithemelimi nuk kërkoi komision për koncesionet që lidhen me Spitalin Amerikan, për këtë arsye. Haklaj u shpreh për Report.Tv se emri i kompanisë përdoret thjesht për të mashtruar publikun.

'Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën. Mbajtën check up dhe sterilizimin, ça hetimi do ti bëjnë, ato janë në gjyq. Janë mashtrime. Emrat i ka përdorur për të mashtruar publikun. SPAK t’i shkojë deri në fund drejtësisë,'-u shpreh Haklaj.

Ndërkohë Parlamenti miratoi me 95 vota pro dhe 1 abstenim nga socialisti Erjon Braçe ngritjen e komisionit për hetimin e dy koncesioneve në shëndetësi, të sterilizimit dhe check-upit. Por Rithemelimi la jashtë hetimit parlamentar dy koncesionet e tjera në shëndetësi të Dializës dhe Laboratorëve, të dyja të lidhura me biznesmenin e Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu.

Poll

MOS HUMB