
ITALI- Është nisur drejt Shqipërisë trupi i pajetë i 37-vjeçares shqiptare Klodiana Vefa, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj në Firence të Italisë, mbrëmjen e 28 Shtatorit, teksa ishte duke u kthyer në banesë nga puna. Varrimi i saj do të bëhet të shtunën në vendlindje, ndërsa në Itali u mbajtën homazhe për ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik në të dyja shtetet.
Mediet italiane njoftojnë se komuna e Castelfiorentino ku familja shqiptare jetonte prej kohësh ka hapur një llogari bankare për të mbështetur fëmijët e Klodianës.
“Sapo mora një telefonatë nga Alessio, djali i Klodianës, duke më njoftuar për nisjen e tij dhe të motrës për në Shqipëri, ku do të bëhet varrimi i Klodianës të shtunën me vullnet të familjes. Solidariteti ndaj kësaj familjeje është vërtet i madh. Ne po punojmë që ta rrisim këtë solidaritet maksimalisht në ndihmë konkrete për dy fëmijët, që e gjejnë veten pa të dy prindërit pas kësaj tragjedie”.
Për momentin ajo që kemi rënë dakord është që kjo llogari rrjedhëse e Bashkisë të vihet në dispozicion për çdo donacion, i cili do të vihet në dispozicion të tyre: IT94F0842537790000010299535. Arsyeja duhet të jetë: Klodiana”, është shprehur drejtuesi i komunës Alessio Falorni.
Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes të rrugës nga ish-bashkëshorti i saj, i cili më pas vrau dhe veten. Muratori 44-vjeçar kreu vetëvrasje dhe u gjet pa jetë në fshatin San Casciano.
-
-
-
Vrasja e Klodiana Vefës, gjendet i vdekur dhe bashkëshorti i saj
30 Shtator, 08:25 -
Vritet me plumb në kokë shqiptarja në Itali, zhduket i shoqi
29 Shtator, 08:22
Në rrëfimet e të afërmve përmendet “një xhelozi shumë e fortë” e shqiptarit i cili edhe pse ishte ndarë me të, nuk e ka pranuar të shihte Klodianën të dilte për t’u takuar me një italian 52-vjeçar./Zëri.ai