Aktualitet

I dashuri i Klodiana Vefës: Ajo nuk kishte frikë, as nga arma që mbante Alfredi

52-vjeçari që njihej dhe me fëmijët e të ndjerës thotë se ishte ballafaquar edhe vetë me Alfred Vefën.

F.m
I dashuri i Klodiana Vefës: Ajo nuk kishte frikë, as nga arma që
Klodiana Vefa dhe Alfred Vefa

ITALI- I dashuri i Klodiana Vefës që mbeti e vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, Alfred Vefa ka rrëfyer komunikimin e fundit me shqiptaren. Ai ëhtë marrë në pyetje nga karabinierët dhe ka treguar se Klodiana nuk e kishte frikë ish-bashkëshortin, pavarësisht se e kishte parë që mbante dhe armë zjarri. 52-vjeçari që njihej dhe me fëmijët e të ndjerës thotë se ishte ballafaquar edhe vetë me Alfred Vefën.

“Kam debatuar me Alfred Vefën. Hera e fundit ka qenë kur Klodiana më telefonoi në celular pikërisht kur ishte përballë tij dhe kishte një debat të fortë. Klodiana nuk kishte frikë nga i shoqi. Edhe kur pa që kishte një armë, më thoshte se nuk kishte frikë. Madje, thoshte që as unë nuk duhet të kisha frikë,”- ka rrëfyer ai.

Klodiana Vefa u vra të enjten në mbrëmje, në Castelfiorentino, Itali, nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa. Ky i fundit u gjet i vdekur të nesërmen, në fshatin San Casciano. Ajo la pas dy fëmijë, një djalë 17 vjeç dhe një vajzë 14-vjeçare.

Poll

MOS HUMB