
ITALI- Djali 17-vjeçar dhe e motra, vetëm 14 vjeçe, shqiptares Klodiana Vefa nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa, i cili më pas vrau veten, kanë rrëfyer detaje nga jeta e tyre brenda katër mureve të shtëpisë. Dy të miturit kanë rrëfyer për mediat italiane se debatet dhe tensionet në shtëpi kanë qenë të vazhdueshme. Motër e vëlla shprehen se nëna ka qëndruar në shtëpi për hir të tyre dhe sepse nuk kishte mjaftueshëm para që të largohej.
“Ka pasur debate të vazhdueshme: ajo na tha se qëndronte për ne dhe se nuk kishte para,”- tregojnë ata.
“Babai kishte një xhelozi shumë të fortë dhe pas ndarjes. Nuk pranonte ta shihte mamin me të dilte me të dashurin e ri,”- vijojnë ata.
“Dashuria nuk është diçka e detyruar: njeriu mund ta dojë një person, por duhet të pranojë faktin që tjetri nuk mund ta dojë ose mund të ketë mbaruar gjithçka mes tyre,”- tregon vajza e vogël.
“Ti je atje lart në qiell. Unë të dua. Na mbro të gjithëve. Të njëjtën gjë do ta bëj edhe me motrën time,”- ishte fjalia që tha 17-vjeçari para se t’i jepte lamtumirën të ëmës.
Klodiana Vefa u vra të enjten në mbrëmje, në Castelfiorentino, Itali, nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa. Ky i fundit u gjet i vdekur të nesërmen, në fshatin San Casciano.