
Burri futet në komisariat me makinë
SHBA - Një shofer po përballet me akuza të shumta, duke përfshirë terrorizmin, pasi e futi makinën e tij përmes një muri në një stacion policie në shtetin amerikan të Nju Xhersit.
Oficerët thonë se ai hyri në dhomën e tyre të stafit, ndërsa dëgjonte këngën “Welcome to the Jungle” në kasetofonin e makinës së tij.
Ai akuzohet gjithashtu se ka përplasur me dashje garazhin e një rezidence private, më herët të njëjtën ditë.
Duke shpallur akuzat, policia publikoi pamjet e ngjarjes, e cila ndodhi më 20 shtator./Zëri.ai/
Poll