
Policia greke
SELANIK – Një 19-vjeçare nga Shqipëria u godit me thikë në këmbë nga një burrë.
Gjithçka ka ndodhur, në momentin që e reja shqiptare po qëndronte në një park të qytetit, në zonën e Sykes.
Ngjarja ndodhi saktësisht në kryqëzimin e rrugëve Karavangeli dhe G. Papadopoulou rreth orës 05:30 të pasdites.
Sipas informacioneve, banorët e zonës kanë dëgjuar të qarat e vajzës 19-vjeçare dhe kanë lajmëruar policinë, ndërsa autori është arratisur.
Vajza nga Shqipëria shkoi e vetme në spital./Zëri.ai/
Poll