Aktualitet

KLGJ shkarkon gjyqtaren Zamira Vyshka

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi për të edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3-vjeçare.

k.m.
KLGJ shkarkon gjyqtaren Zamira Vyshka
Foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka. Vendimi u mor pas kërkesës së Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, pasi gjyqtarja u shpall fajtore për korrupsion. Gjithashtu, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi për të edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3-vjeçare.

Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj, ish gjyqtar i larguar nga detyra para vetingut, u arrestuan më 22 korrik të vitit 2022 me urdhër të SPAK, me akuzën e korrupsionit me një skemë të uljes së dënimit ndaj një shtetasi kundrejt ryshfetit. Avokati Ilir Pashaj i cili dyshohet se do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, u dënua po ashtu me 2 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.

Gjyqtarja u akuzua se kishte marrë 4 milionë lekë për të lehtësuar masën e sigurisë për Zhuliano Musain, i akuzuar për plagosje./ZËRI

Poll

MOS HUMB