Aktualitet

Avokati i të atit u dhunua me leva, Argita Malltezi i shkon në spital Sokol Mëngjesit: Është në reaminacion

Përveç Malltezit, brenda ambienteve të spitalit të Traumës ndodhen edhe kolegët Genc Gjokutaj dhe Klodian Skënderi.

k.m.
Avokati i të atit u dhunua me leva, Argita Malltezi i shkon në spital
Argita Malltezi

TIRANË- Argita Malltezi ka shkuar në Spitalin e Traumës, aty ku është shtruar avokati i babait të saj, Sokol Mëngjesi. Ky i fundit është dhunuar me levë dhe përforcues grushti, nga tre persona ende të paidentifikuar. Përveç Malltezit, brenda ambienteve të spitalit të Traumës ndodhen edhe kolegët Genc Gjokutaj dhe Klodian Skënderi.

Në një prononcim për "Top Channel", Malltezi tha se avokati është sulmuar për shkak të detyrës, duke shtuar se nuk ka komunikuar dot me të për shkak se ishte në reaminacion. 

"Avokati u sulmua për shkak të detyrës. Kush e njeh Sokolin e di sa njeri korrekt është. Nuk ka asnjë konflikt tjetër. Ai është në reanimacion nuk e takova dot por fola me familjarë dhe mjekë. Duhet të presim për të parë gjendjen e tij,"- tha Malltezi.

Deri më tani, raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e stabiluzuar, pavarësisht se avokati ka marrë 2 fraktura në kokë, por pritet që t'i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB