
TIRANË- Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me antimafian italiane, kanë nisur hetimet e përbashkëta për një grup kriminal, ku janë përfshirë dhe 7 shtetas shqiptarë, të cilët kanë shmangur deklarimin e taksave në zonën e Firences.
Grupi kriminal, që u denoncua pak ditë më parë dhe në mediat italiane, dyshohet se ka shmangur një detyrim prej 13.5 milion euro në 12 vite përmes mashtrimit me tatim taksat, pastrimin e parave dhe faturat fiktive, hetuar nga Antimafia e Firences.
SPAK ka nisur hetimet dhe në Shqipëri për anëtarët e grupit kriminal si dhe pastrimin e parave që ata mund të kenë kryer në vendin e lindjes.
Shqiptarët e përfshirë në këtë grup kriminal janë: Gazment Koçiu, Redon Marku, Samir Houjeiri, Eros Gjona, Orkes Kamami, Eluent Kamami, dhe Albiona Zaj.
Kamami, me origjinë nga qyteti i Elbasanit dyshohet se është dhe koka e këtij grupi kriminal. 39 vjeçarja Ziaj, konsiderohet si person i rëndësishëm i grupit në mbledhjen e parave që vinin nga aktiviteti tregtar duke mos lëshuar fatura fiskale. SPAK është duke kryer verifikime në lidhje me aktivitetin e këtyre personave, dhe njerëzve të lidhur me ta, në Shqipëri.
“Në bashkëpunim me prokurorinë publike të Firences, koordinuar nga Eurojust, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë. Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme. Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësisë penale të subjekteve nën hetim”, thotë SPAK në një reagim në X.
Lista e plotë me bizneset që janë vënë nën hetim nga Antimafia
Osteria del Proconsolo,
Il Cavallino,
Gustavino Enoteca Ristorante,
Braceria dei Tre Amici,
Ponte Veçhio,
Osteria del Fiore Ristorante Pizzeria,
Bisteçheria Santa Croce,
Trattoria de Pitti, Orcagna,
Hosteria Antico Bottaio,
Sasso di Dante,
Santa Maria Novella,
Casa del Vin Santo,
Osteria da Caterina,
Locanda Fiorentina,
Trattoria Giovanni,
Lo Spuntino di Pesce,
Museo della Bisteça,
Osteria San Fiorenzo,
Borgo Saçardi,
Tre Pepi,
Osteria Le Pietre Bisteçheria,
La Tenda Rossa (ex Rossopomodoro),
Cimatori 30 Osteria,
Il Caminetto, Palapa,
l’hotel Ferdinando II De’ Medici,
il bed & breakfast Black 5 Florence
OPERACIONI
Në mesin e personave që është hetuar nga Anfimafia e Firences është edhe ish-portueri i Fiorentinës dhe Napolit, Giuseppe Taglialatela. Sipas autoriteteve, Florentine dhe Eluert Kamami, ishin dhe “koka” e grupit kriminal. Opreracioni i Policisë italiane u realizua dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në Shqipëri. Për të pastruar paratë që vinin nga aktiviteti kriminal, grupi, pjesë e të cilit ishin dhe shqiptarë investonte në restorante. Të paktën tetë të tillë janë vënë nën sekuestro me dyshimin e pastrimit të parave.
Në pranga janë vënë sipërmarrësi Alessandro Bigi, president i ekipit të futbollit Ischia, ish-portieri i Napolit dhe Fiorentinës, Pino Taglialatela, nga i cili Bigi bleu aksionet e klubit me para që besohet të jenë si rezultat i të ardhurave të paligjshme. Nën akuzë janë vënë edhe shqiptari Eulent Kamani dhe bashkëkombës të tjerë të tij si Albiona Ziaj, Redon Marku, Musa Kakuli, Samir Houjeiri, Eros Giona, Orkes Kamani, etj. Klubi i futbollit u ble zyrtarisht për 9 mijë euro, por në fakt u paguan 100 mijë euro të fshehura si donacione apo të justifikuara me fatura false.
Hetuesit besojnë se grupi ka arritur të blejë 31 restorante nga viti 2012 e deri më sot, shumica në qendër të Firences, dy hotele, biznese të makinave me qira dhe prodhimit të birrës për rreth 13 milionë e gjysmë euro. Në veçanti, financuesit trokitën në derën e Ischia Calcio dhe restorantet Il Cavallino në Piazza della Signoria, të konsideruara si një lloj baze ku mund të rrjedhin paratë e pista, Trattoria Giovanni, La Bisteça Osteria Fiorentina, Ponte Veçhio, Bisteçhia Santa Croce, Trattoria de Pitti, Osteria Lungarno dhe Orcagna, shumica e të cilave u përkasin kompanive të menaxhuara nga Eluert Kamami.
Kamami dhe Bigi kishin krijuar një shoqatë kriminale në Firence duke ofruar vende për grumbullimin e shumave të devijuara gradualisht nga restorantet dhe B&B-të, duke bërë që paratë të dilnin nga bizneset në mënyrë të paligjshme, nuk janë lëshuar fatura përkatëse. Besohet se grupi ka shpenzuar rreth një milion e gjysmë euro cash. Paratë që më pas përdoreshin, të paktën pjesërisht, për të paguar punonjësit e ambienteve në mënyrë të paligjshme dhe pjesa tjetër për t'u riinvestuar në blerjen e bizneseve të restoranteve në qendër të Firences. Por drejtuesit e organizatës, Kamami dhe Bigi sipas hetuesve, blenë edhe mallra personale luksoze si tre Ferrari, bizhuteri, shufra ari dhe diamante.
Ish-portieri duhet të përgjigjet edhe për lëshimin e faturave për operacione inekzistente në lidhje me sponsorizimet fiktive, të paktën pjesërisht: fatura rreth 80 mijë euro të lëshuara nga klubi i futbollit Ischia për një klub të Napolit.
/ZËRI