Aktualitet

Dhunimi barbar i Sokol Mëngjesit, autorët i bënë pritë sapo la djalin në kopësht

Mëngjesi pritet që të japë deklaratën e tij për dhunimin, pas të gjitha ekzaminimeve që do të kryejë në ambientet e spitalit, ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore

E.K
Dhunimi barbar i Sokol Mëngjesit, autorët i bënë pritë
Avokati sokol mengjesi

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, paraditen e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Tre autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar i kanë zënë pritë Mëngjesit pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.

Mësohet se dhuna ndaj avokatit ka qenë barbare, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e autorëve.

Sokol Mëngjesi është avokati i ish-kryeministrit Sali Berishës, së bashku me avokatin Genc Gjokutaj. Policia në njoftimin zyrtar për ngjarjen tha se Mëngjesi është dërguar në spital në gjendje të stabilizuar.

Mëngjesi ende nuk ka dhënë deklarimet e tij, ndërsa po bën të gjitha ekzaminimet në spital.

Mësohet se ai ka fraktura në kokë dhe dertime në trup, por për momentin është në urgjencë në gjendje të stabilizuar. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB