Aktualitet

Dhunohet me leva avokati, vjen reagimi i parë nga familja 'Berisha', akuza: Po luftohet opozita!

Malltezi hedh akuza ndaj qeverisë, duke pretenduar se sulmi ndaj Sokol Mëngjesit ka ndodhur për shkak të përfshirjes së tij në dosjen "Partizani".

k.m.
Dhunohet me leva avokati, vjen reagimi i parë nga familja
Sokol Mëngjesi dhe avokati Genc Gjokutaj

TIRANË- Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, ka reaguar menjëherë për dhunimin e një prej avokatëve të tij dhe të numrit një të Partisë Demokratike. Me një reagim në rrjetin e tij social, Malltezi hedh akuza ndaj qeverisë, duke pretenduar se sulmi ndaj Sokol Mëngjesit ka ndodhur për shkak të përfshirjes së tij në dosjen "Partizani".

"Narcostate & mobocracy: mbron me dy skuadra bodigardesh gjyqtaren e korruptuar me 3 mbiemra qe e keqperdor per te luftuar opoziten dhe urdheron goditjen e avokatit te liderit te opozites. Duhen shporrur!,"-shkruan Malltezi, ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim nga kryedemokrati Sali Berisha lidhur me ngjarjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB