Aktualitet

Kishte shkuar për piknik, i riu bie nga shkëmbi! Dërgohet me urgjencë në spital

K.B,19 vjeç, kur po kthehej nga një piknik, ka rënë nga një shkëmb dhe ka pësuar lëndime të shumta trupore.

k.m.

Kishte shkuar për piknik, i riu bie nga shkëmbi! Dërgohet me

DIBËR- Policia njofton se në vendin e quajtur "Rrasa e zezë", në njësinë administrative Selishtë, shtetasi K.B., kishte shkuar për piknik së bashku me shokët e tij shtetasit A.M, M.Ll, E.B dhe E.B. Gjatë kohës që shtetasit e lartëpërmendur kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se aksidentalisht shtetasi K.B., 19 vjeç, është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. I dëmtuari është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Dibër/informacion paraprak

Në vendin e quajtur "Rrasa e zezë", në njësinë administrative Selishtë, shtetasi K.B., kishte shkuar për piknik sëbashku me shokët e tij shtetasit A.M, M.Ll, E.B dhe E.B. Gjatë kohës që shtetasit e lartëpërmendur kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se aksidentalisht shtetasi K.B., 19 vjeç, është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. I dëmtuari është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./ZËRI/

Poll

MOS HUMB