
TETOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Dy persona kanë mbetur të vdekur, pas sherrit për parkim. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çollopek të komunës së Bërvinicës.
Përpos dy viktimave, edhe 1 tjetër është plagosur. Paraprakisht dyshohet se personat e përfshirë në sherr janë të afërm. Mësohet se dhe më herët ata janë përfshirë në konflikte.


Raportohet se shqiptari Ilmi Ismaili ka vrarë babë e bir. Edhe vetë autori mësohet se është plagosur. Autori dhe i lënduari janë në gjendje kritike. Deri tashmë, dihet vetëm identiteti i autorit, Ilmi Ismaili, ndërsa nuk janë identifikuar akoma viktimat dhe i plagosuri. I lënduari dyshohet se është një 26-vjeçar. Policia është në vendngjarje.
Kush është autori i vrasjes së 2-fishtë
Ilmi Ismaili është 60-vjeçari, që dyshohet se ka vrarë me armë zjarri dy të afërm të tij, ndërsa ka plagosur rëndë një tjetër të afërm, raporton INA. Një nga të plagosurit është një 26-vjeçar. Mediat maqedonase raportojnë se Ismaili kishte disa vite që ishte kthyer nga emigrimi dhe jetonte në fshatin e tij të lindjes.

Njoftimi i policisë:
Sot nëpunës të SPB Tetovë, në Çellopek, e kanë ndaluar personin I.I të moshës rreth 60 vjeçare, pas denoncimit të qytetarëve, pasi dyshohet se ka vrarë dy persona dhe një ka lënduar. I dyshuari gjithashtu është lënduar me plagë të armës së zjarrit. Në vend ka shkuar policia e Tetovës dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes, ku edhe do të sigurohen kushtet për hetuesinë për të hetuar në tërësi ngjarjen” i tha Telegrafit në Maqedoninë e Veriut, Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për punë të Brendshme në Tetovë.
Ilmi Ismaili, 60 vjeç, pas një sherri për pronën vrau një 52-vjeçar dhe një 28-vjeçar, babë e bir./ZËRI/