Aktualitet

Irena Gjoka u rikthye në detyrë nga Berisha/ Shkëlzen Berisha e pranon: 2-fish konflikt interesi

Lidhur me gjyqtaren Irena Gjoka, e cila ka në dorë dosjen, Shkëlzen Berisha tha se është në konflikt interesi sepse është shkarkuar nga i ati në vitin 1996.

k.m.
Irena Gjoka u rikthye në detyrë nga Berisha/ Shkëlzen Berisha e
Irena Gjoka dhe Shkëlzen Berisha

TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berisha ka komentuar për herë të para mediave procesin e nisur nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Lidhur me gjyqtaren Irena Gjoka, e cila ka në dorë dosjen, Berisha tha se është në konflikt interesi sepse është shkarkuar nga i ati në vitin 1996. Por po ashtu, për herë të parë, ka pranuar edhe se në rast se ajo është kthyer sërish në detyrë nga i ati, është dyfish në konflikt interesi. Ndërkohë që rikthimin e saj në detyrë nga Berisha, vetë ish-kryeministri nuk e ka komentuar ende. 

PJESË NGA PRONONCIMI I BERISHËS:

Jeni jurist, a duhet një qytetar që të zbatojë ligjin? A i keni dhënë këshilla babait tuaj në cilësinë e juristit për mënyrën sesi duhet të sillet me institucionet e drejtësisë?

Berisha: Unë mendoj që çdo qytetar ka detyrim të zbatojë Ligjin. Por është po kaq e vërtetë që çdo gjykatës dhe prokuror ka detyrim 10 herë më shumë që të zbatojë ligjin. Çfarë mund t'i thuhet një qytetari kur gjyqtarja që është shkaktuar nga babai është në konflikt interesi dhe ajo kërkon prova për këtë konflikt interesi.

Po e ka riemëruar sërish...

Berisha: Është dy herë konflikt intersi nëse e ke riemëruar. Unë sot kam qenë si dëshmitar dhe një dëshmitar nuk ka të drejtë...

Më 8 shkurt 1996, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e kryesuar nga Berisha shkarkoi gjyqtaren Irena Gjoka si të paaftë, ndërsa 6 muaj më vonë, më 23 gusht 1996, KLD që drejtohej nga Berisha e emëroi Gjokën në Mallakastër.  Deri më tani, Berisha nuk ka komentuar, ndërsa avokati i tij, Genc Gjokutaj ka ngulur këmbë se gjyqtarja është rikthyer në detyrë në vitin 1998, kur kryedemokrati nuk ishte në pushtet. 

Pyetje: Z. Gjokutaj, ju keni kërkuar përjashtimin e znj. Irena Gjoka për njëanshmëri duke thënë se është shkarkuar ën vitin 1996 nga z. Berisha, por gjashtë muaj më pas ajo është futur prapë në sistem dhe ka rifilluar detyrën po në kohën e z. Berisha. A keni ju një qëndrim për këtë?

Av. Gjokutaj: Kjo nuk është e vërtetë. Znj. Maneku-Gjoka ka filluar në vitin 1998 dhe është ezauruar kjo pjesë.

Megjithatë, sot, për herë të parë Shkëlzen Berisha duket se nxorri zbuluar lëvizjen e gjyqtares nga detyra, e cila ka si burim Këshillin e Lartë Gjyqësor. Kjo shkresë ka përfunduar edhe në dorën e avokatëve të Berishës për historikun e emërimeve të gjyqtares Irena Gjoka (Maneku)./ZËRI

Poll

MOS HUMB