
SPANJË-Pesë shqiptarë janë arrestuar nga Policia spanjolle, pasi akuzohen se kanë marrë peng një person dhe e kanë kërcënuar me jetë. Sipas burimeve për mediat spanjolle motivi i rrëmbimit ka qenë për larje hesapesh.
Personi në fjalë u kishte borxh shqiptarëve një shumë të madhe. Shqiptarët i kërkonin paratë për një “biznes” të dështuar ku ishin mashtruar nga një person i tretë.
Si ndodhi ngjarja
Shqiptarët morën peng 24-vjeçarin dhe telefonuan të dashurën e tij duke i thënë se duhet tu jepte 100 mijë euro dhe kishte afat 48 orë, ndryshe do ta vrisnin të dashurin e saj. Vajza ka bërë denoncimin dhe gjatë operacionit “Fjala”, u arrestun 5 persona, ndërsa u la i lirë 24-vjeçari.
Gjatë kontrollit në banesë, hetuesit arritën të arrestonin tre prej autorëve, së bashku me disa thika me të cilat kërcënonin viktimën. /ZËRI