Aktualitet

Kërkuese për kompaninë “KELONY”, detyra e vajzës së ish-presidentit

Vajza e çiftit Meta-Kryemadhi është punësuar si "researcher" (kërkuese). 

k.m.
Kërkuese për kompaninë “KELONY”, detyra e vajzës
Ilir Meta dhe Bora Meta

TIRANË- Kompania "KELONY", është agjencia e parë në botë për Vlerësimin e Rrezikut, që u ofron njerëzve, qeverive dhe kompanive informacionin dhe mjetet strategjike që u nevojiten për mbrojtjen dhe zhvillimin dhe investimin e tyre. Pikërisht në këtë kompani është e punësuar edhe vajza e çiftit Meta-Kryemadhi, si "researcher" (kërkuese). Sipas dokumenteve të siguruara nga “Pamfleti”, që prej shtatorit 2020, Bora Metaj është punësuar në agjencinë europiane “KELONY”, me seli në Milano, duke shtuar se rrjeti ka kontrata dhe bashkëpunime të drejtpërdrejta edhe me qeverinë shqiptare.

Kërkuese për kompaninë “KELONY”, detyra e vajzës

"Nga burime brenda Ministrisë së Financave, mësohet se Bora Metaj është pjesë e grupit që modelon dhe menaxhon projekte financimi për risqe natyrore, dixhitale, mjedisore, ekonomike dhe bankare në Shqipëri. Për më tepër, kjo agjenci koordinon përmes saj dhe një ish-këshilltari të Ilir Metës për çështje të sigurisë, Ilir Kulla, i cili është pjesë e ndërmjetësimit me institucionet shqiptare,"-shkruhet ndër të tjera në artikull.

Megjithatë, kjo nuk është puna e saj e vetme. Më 23 prill 2025, Monika Kryemadhi deklaroi publikisht se fëmijët e saj ishin kthyer nga Anglia dhe po punonin në Shqipëri, ku edhe kishin hapur biznesin e tyre për menaxhimin e pasurive të paluajtshme. Në një intervistë të dhënë, Kryemadhi zbuloi se fëmijët, djali Besar dhe vajza Bora kishin krijuar një startup që synon të institucionalizojë një platformë dixhitale për pronat, ku përdoruesit mund të shohin të gjithë historikun ligjor të pasurive.

Kryemadhi: Jetojnë me mua. Kanë hapur një biznes të tyrin. Është shumë e vështirë sepse njerëzit këtu janë shumë diskriminues për shkak se janë fëmijët e Monikës dhe Ilir Metës. Ata ndërtuan një start-up sa i përket Real Estate, për të institucionalizuar një faqe të vendosjes së gjithë pronave në site, ku duhet të shikosh gjithë historinë e pronave. Është në 15 gjuhë të botës dhe mund të shërbejë edhe për marketing, jo vetëm në rajon, por edhe në vende të tjera.

Në Shqipëri, Bora dhe vëllai i saj, Besari, kanë themeluar më 13 nëntor 2023 kompaninë “HAZAAR Sh.p.k”, me objekt veprimtarie në fushën e marketingut dhe promovimit të pasurive të paluajtshme, bashkëpunimit me studio arkitekturore, juridike, topografike dhe noteriale. Vetëm pak muaj më vonë, më 7 janar 2025, ata krijuan një tjetër kompani të quajtur “HUNTZ Sh.p.k”, në ortakëri me Erion Manen./ZËRI

Poll

MOS HUMB