
TIRANË-Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, për kthimin e një celulari të sekuestruar. Malltezi kishte kërkuar gjithashtu kthimin e kompjuterave si dhe disa dokumentave, të sekuestruara me urdhër të SPAK.
Kujtojmë se Gjykata gjithashtu ka lënë kështu në fuqi vendimin e marrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për sekuestron e 25 pasurive të tij.
Jmarbër Malltezi së bashku me ish-kryeministrin Berisha dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi u akuzuan për aferën e prvatizimit të kompleksit Partizani. Malltezi është aktualisht në arrest shtëpie, ndërsa është dhënë ‘detyrim paraqitje’ për Berishën dhe Bektashin.
/ΖËRI