Aktualitet

Kartela e pacientes 'shëtiste' spital më spital! Si u shkel RREGULLI bazë tek Onkologjiku, Edmond Gashi e kishte tek klinika e vetë

Në dosjen e siguruar nga ZËRI, zbardhet edhe dëshmia e shefes së Spitalit Onkologjik, Silvana Çelikut, e cila ka folur rreth zvarritjes së qytetarëve nga shteti në privat.

k.m.
Kartela e pacientes 'shëtiste' spital më spital! Si u shkel
Silvana Çeliku

TIRANË- Denoncimet e pacientëve kanë zbuluar të gjithë skemën si mjekët dhe personeli që punonte tek Onkologjiku nxisnin pacientët të kryeninin vizitat dhe shërbimet në klinikën private Megis, që ndodhej tek Astiri. Në dosjen e siguruar nga ZËRI, zbardhet edhe dëshmia e shefes së Spitalit Onkologjik, Silvana Çelikut, e cila ka folur rreth zvarritjes së qytetarëve nga shteti në privat. Ajo ka treguar mënyrën e hapjes së kartelës së pacientit, ku shprehet se ato nuk duhet të mbahen personalisht nga mjeku në asnjë mënyrë edhe pse një prej tyre u gjet në zyrën e Edmond Gashit.

PJESË NGA DOSJA: 

Në përgjigjen e saj, ajo ka ngritur problemin e propagandës që bëjnë mjekët me qëllim dërgimin e pacientëve në spitalet private dhe fakt ky që përkon dhe me sugjerimin që ka bërë mjeku Edmond Gashi për ta dërguar pacientët në klinikën e tij private. I është marrë deklarim Alketa Pere (Ymeri), mjekja që ka firmosur në kartelën tek spitali privat për Bedrije Xhepmetaj dhe ajo është përgjigjur se është e punësuar vetëm në shtet fakt ky që bie ndesh pasi me tërheqjen e kartelës nga klinika private "Megis" për pacienten Bedrije Xhepmetaj është parë që mjeku specialist që ka firmosur është Alketa Pere (Ymeri) dhe ajo është shprehur se dy muajt e fundit ka shkuar 2-3 herë tek klinika e doktor Mondit për arsye se onkologjia, e cial ka qenë e punësuar atyre. E kemi pyetur mbi faktin që pohon se pse zvarritet pacienti nga shteti në privat dhe anasjelltas dhe është përgjigjur se kjo është një marrëveshje me pacientin pasi vizitat e para bëhen tek kirurgjia. Në momentin që ka shkuar në QSUT për të administruar kartelën e Xhepmetajt në kirurgjinë e punktit u vu re vetëm ky regjim si më sipër dhe mungonte kartela fizike, e cial na u vu në dispozicion vetëm një ditë më pas nga mjeke Silvana Çeliku, e cila është marrë në pyetje dhe ka thënë: Kartelën e ka kërkuar vetë personalisht dhe e ka gjendur në zyrën e doktor Edmond Gashi, ai thjesht e kishte mbajtur aty pas hapjes së kartelës fillestare.

E pyetur sesi funksionon hapja e një kartele dhe si ka kaluar pacientja Bedrije Xhepmetaj nga mjeku rekomandes që kishte Ilirjan Naqellari tek doktor Ddmond Gashi duke na shpjeguar gjithë procedurën e plotë është përgjigjur se fillimisht shkohet tek mjeku i familjes dhe në qendrat ku ka onkologjisë. Ndonjëherë pacientët nuk marrin datë dhe paguajnë një shumë prej 3000 lekësh me qëllim që të mos kthehen pas dhe të futen në rdhë për të bërë vizitë me mjekun që ka ditën. Ndodh që kur mjeku që ka ditën e vizitës dhe ka shumë radhë, ndodh që me lejen e tyre si staf drejtues të angazhojmë dhe një mjek tjetër për të asistuar në ditën e vizitave. Në rastin konkret që përmendet për pacienten nuk i është kërkuar takim asnjë kalim rasti nga njëri mjet tek tjetri sepse pacientja është regjistruar sipas ditës dhe ka hyrë në sistem. Pacienti merr kod, datë dhe fashë orari, në atë datë duhet të paraqitet.

A është e lejueshme që pacienti të merret nga radha që është në rritje për një mjek tjetër referues?

Silvana Çeliku: Në mënyrë kategorike nuk është e lejuar pasi pacienti konsultën e parë e bën me mjekun referues që ka në planifikim. Mjekët janë të ndarë me ditë konsultash. Nëse duan që mjekët të ndërrojnë pacientin duhet të shkojnë tek shefi i njësisë pasi konsultës së parë dhe dëshirojnë që të ndërrojnë mjekët. Por duhet një bazë. Si rregull, kartela duhet të qëndrojë në punkt deri në momentin që mbyllet.

Ndërkohë që kur është bërë kyqrja e regjistrit pranë punktit të kirurgjisë ka rezultuar se kartela nuk ka qenë e vendosur në punkt dhe tek regjistri nuk figuron kush nga mjekët e ka marrë. Ndërkohë që në ditën tjetër jemi njoftuar nga shefja e onkologjikut që kartela është gjendur dhe e ka pasur mjeku Edmond Gashi. Nga fleta e regjistrit shihet që kjo pacientë është regjistruar në QSUT me kodin 3250./ZËRI

Poll

MOS HUMB