Aktualitet

SKANDALI tek Onkolgjia/ ROLET&EMRAT- Kush janë mjekët që "luanin" me vdekjen, zbardhen detaje nga dosja e Prokurorisë

Në dosjen e siguruar nga ZËRI, raportohet se mjekët, i detyronin pacientët që të trajtoheshin në klinika private, duke mos iu oftuar shërbimin e nevojshëm në shtet.

k.m.
SKANDALI tek Onkolgjia/ ROLET&EMRAT- Kush janë mjekët që
mjekët

TIRANË-Një skandal ka ndodhur në spitalin e Onkologjikut në Tiranë, ku mjekë dhe punonjësit abuzonin me detyrën, duke krijuar vështirësi për pacientët e prekur nga kanceri. Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri (Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim lidhur me skemën e mashtrimit që përdornin me personat e sëmurë me kancer. Secili prej tyre kishte një rol në skemën e mashtrimit nga pritja e pacientëve pa radhë, duke i drejtuar në klinikat private, deri moslëshimi i faturave tatimore.

Në dosjen e siguruar nga ZËRI, raportohet se mjekët, i detyronin pacientët që të trajtoheshin në klinika private, duke mos iu oftuar shërbimin e nevojshëm në shtet. Ndërkohë që dhe ilaçet që janë të detyrueshme të siguroheshin nga shteti, provohet se shiteshin lirshëm nëpër farmaci, e madje të papajisura më pullë fiskale.

PJESË NGA DOSJA:

- Shërbimi onkologjik: Emiljano Lela, koordinator; Edmond Gashi, mjek onkologjik; Halil Gashi, administrator i klinikës "Megis"; Alketa Ymeri, mjeke onkologe.

- Farmacia lidhet me Florian Marku, pranë këtij subjekti farmaceutik është blerë ilaçi "Valamor" që shërben për të sëmurët me kancer, është barn kontrabandë në vlerën 1300 euro i blerë pranë këtij subjekti. Në momentin e blerjes së këtij barni, përveçse kutia nuk ka pasur pullë të vendosur nga aKBPM-ja, barkodi ka qenë i dëmtuar çka nënkupton se ose është spitalor i vjedhur, ose është i falsifikuar

- Emiljano Lela, merr pacientët pa radhë dhe i dërgon tek mjek tjetër nga ai që kanë rekomandim dhe konkretisht Edmond Gashi. Merr % nga pacientët e dërguar tek klinika e Edmond Gashit dhe kjo e parë dhe nga kqyrja e telefonit. Fakti që nuk lejohet kalimi i pacientëve nga një mjek në tjetrin ditën e parë të vizitave pohohet nga shefja e shërbimit, Silvana Çeliku, shefi i radioterapisë Orgest Spahiu dhe administratorja Alketa Ile (Dhimitri). 

-Edmond Gashi, i sugjeron pacientët të shkojnë tek klinika e vetë privte pas sjelljes së pacientëve nga ana e Emiljano Lelës duke iu shpjeguar se është radhe e madhe në spitalet shtetërore dhe situata është emergjente. Nuk shkon tek pacientët që ka në klinikën e vetë private kur lajmërohet nga infermeriët se pacienti ka temperaturë duke i thënë "vari leshtë". Nuk i tregon pacientëve që në spitalin e tij privat bëhen vetëm skanderat, biopsioa dhe për kimioterapitë pacientët duhet të kthehen prapë në spitalin shtetëror. Ky mjek merr kartelat e pacientëve dhe i mban në zyrën e tij kur si rregull duhet të lihen në punktin e kirurgjisë.

-Halil Gashi, administrator i klinikës "Megis", nuk jepen fatura tatimore për operacionet e kruera apo shërbimet e tjera mjekësore të kryera pranë kësaj klinike si skaner, mamografi. Mjekët punojnë të paregjistruar si rasti i mjeke Alketa Ymeri (Pere), e cila ka firmosur kartelën e Bedrije Xhepmetaj por nuk është mjeke e regjistruar pranë kësaj klinike.

- Alketa Ymeri (Pere) në datën 20.12.2023 në orën 08.49 ka një telefonatë me nr... ku i thotë:

Afrimi: Çkemi Flora

Flora: Si do ia bëjmë me atë doktoreshën që më sjellë vërdallë se unë kafen ia dhashë.

Afrimi: Po s'ka gjë mo se dje thjesht kishte ikur me herët.

Ajo është përgjigjur se arsyeja për përmendet është se duhet t'i jepte një epikrizë që ishte në gjendje të rëndë për të nxjerrë burrin nga burgu dhe i ka dhuruar në shenjë simbolike një vazo me lule, të cilën nuk e ka se është alergjike. Gjithashtu kjo shtetase ka firmosur në kartelën e shtetases Bedrije Xhepmetaj në klinikën "Megis" pa qenë fare e regjistruar si mjeke pranë kësaj klinike. Edhe për këtë ajo shprehet se ka marrë një shumë prej 1000 lekësh nga mjeku Edmond Gashi.

- Brikena Qirjazi, si zv.drejtoreshë e ngarkuar për mbulimin e shërbimit onkologjik nuk ka marrë masa për vendosjen në punë të burimit të kobaltit duke mos iu ofruar pacientëve shërbimin e duhur dhe duke lënë si aleternativë të vetme burimin e kobaltit nuk i është lënë zgjedhje pacientëve për mënyrën e trajtimit të tyre ashtu siç bëhet në vendet europiane. Nuk ka marrë masa në kohë për zhvendosjen e pajisjes së burimit të kobaltit nga dhoma e vjetër e brakiterapisë në dhomën e kobalto-terapisë pavarësisht faktit të hotspoteve që shfaqeshin nga matjeve që u bënë nga eksperti gjerman. Nuk janë vënë pranë ZMR-së të dhënat e ekspertit gjerman dhe pse është kusht për licensimin para momentit të ardhjes së tij në Shqipëri për arsye sigurie. Është bërë zhvendosja e pajisjes nga dhoma e brakiterapisë në dhomën e kobaltoterapisë ku edhe këtu pajisja nuk rezulton ende funksionale edhe pse koha e përdorimit të saj po skadon dhe përpos këtij fakti nuk janë marrë masat e duhura për zhvendosjen e saj pasi nuk janë bërë nën mbikqyrjen e ZMR-së. Gjithashtu nga ana e saj si administratore nuk është lënë një person përgjegjës që të marri në dorëzim burimin e kobaltit.

-Drilona Kishta, ekspertiza e dorëzuar (që e ka bërë Drilona) nuk është në përputhje me deklaratën e përfaqësuesëve të njësisë së Radioterapisë dhe se eksperitza duhet kryer edhe njëherë. Kjo eksperitzë është bërë para porositjes së burimit të kobaltit çka nënkupton që nga kjo ekspertizë e gabuar është bërë porosia e një burimi që përveç kostos financiare nuk është vendosur në punë dhe nuk ka shërber as për kurimin e pacientëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB