
FIER- Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 10 personat e arrestuar për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit. Të akuzuarit e shpallur fajtor për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje si dhe grup i strukturuar kriminal kanë përfituar uljen e 1/3 se dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
VENDIMI
Te akuzuarit e shpallur fajtor per trafik narkotikesh, armembajtje pa leje e grup kriminal kane perfituar uljen e 1/3 se denimit per shkak te gjykimit te shkurtuar, megjithate GJKKO dha ne total mbi 90 vite burg qe duhet te vuhen ne sigurine e larte.
Nikolin Gjolena - 17 vite - 11.4 me gjykim te shkurtuar
Viktor Cervanaku - 15 vite - 10 me gjykim te shkurtuar
Enxhi Ferhati - 12 vite - 8 me gjykim te shkurtuar
Klajdi Kodra - 17 vite - 11.4 me gjykim te shkurtuar
Bledar Matoshi - 12 vite - 8 me gjykim te shkurtuar
Denilson Çervanaku - 17 vite - 11.4
Zenel Çervanaku - 14 vite - 9.4 me gjykim te shkurtuar
Redion Meshi - 14 vite - 9.4 me gjykim te shkurtuar
Julian Malaj - 3 vite - 2 vite me gjykim te shkurtuar per ( moskallezim krimi ) lirohet menjeher
Marildo Rona - 12 vite - 8 me gjykim te shkurtuar
Si u zbulua laboratori?
Laboratori u zbulua në nëntor të vitit 2022. Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Përpos të arrestuarve, në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri (Frakull) për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu./ZËRI