
droga e sekuestruar
ITALI-Një shqiptar dhe një shtetas Italian janë arrestuar nga Guardia di Financa pasi u kapën teksa zbrisnin nga porti i Olbias, Itali me mbi 11.5 kg kokainë. Droga nëse do të hidhej në treg mund të sillte një fitim prej 2 milionë euro.
Mediat italiane raportojnë se lënda narkotike ishte paketuar në 10 pako, secila me peshë gati 1 kg. Brenda pakot kishin pastë të bardhë që më pas u zbulua se ishte drogë. Droga u gjet në një nga dy makinat me të cilin po udhëtonin dy shtetasit e fshehur në dy hapësira të krijuara, në të djathtë dhe në të majtë të bagazhit. Pakot ishin të vulosura në mënyrë perfekte për të shmangur nuhatjen e qenve./ZËRI
Poll