Aktualitet

Zjarri shkrumbon dy banesa në Vlorë e Lushnjë

Paraprakisht mendohet se flaka ka nisur pas një shkëndije elektrike, ndërkohë që zjarrfikësit vunë zjarrin në kontroll.

f.t
Zjarri shkrumbon dy banesa në Vlorë e Lushnjë
pamje nga banesa

VLORË-Një banesë është shkrumbuar nga flakët këtë të shtunë në qytetin e Vlorës. Zjarri ka qenë me përmasa të mëdha dhe ka shkatërruar çdo gjë, teksa fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Paraprakisht mendohet se flaka ka nisur pas një shkëndije elektrike, ndërkohë që zjarrfikësit vunë zjarrin në kontroll.

Ndërkohë edhe në Lushnjë një banesë është përfshirë nga flakët. Banesa në momentin e zjarrit nuk ka pasur njeri brenda, teksa flakët kanë rrezikuar dhe shtëpitë ngjitur. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë shuar në kohë flakët. Sipas zjarrfikësve të Lushnjës dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë përsëri nga një shkëndijë elektrike./ZËRI

Poll

MOS HUMB