Aktualitet

"Ishin të dehur"! Të shtënat me armë në Shkodër/ Arrestohet Viktor Marku, vëllai dhe kushëriri i tij

Policia njofton se dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre kanë qenë në gjendje të dehur.

f.t
"Ishin të dehur"! Të shtënat me armë në
Viktor Marku

SHKODËR- Dy vëllezërit Viktor Marku, Ndok Marku dhe kushëriri i tyre Lekë Marku janë arrestuar pas të shtënave me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pranë bustit të Prekë Calit në qytet, ku tre personat e vendosur në pranga pasi kanë dalë nga ambientet e një lokali, kanë qëlluar në ajër me armë zjarri. Policia njofton se dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre kanë qenë në gjendje të dehur, ndërsa kontroliit në mjetin që po qarkullonin tip "BMW" u është gjetur edhe një gëzhojë.

Njoftimi i policisë:

Qëlluan me armë zjarri në ajër, falë reagimit në kohë Policia kapi dhe vuri në pranga autorët e dyshuar (dy vëllezër dhe kushëririn e tyre). Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në sheshin Prek Cali, është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të tre shtetasve, si autorë të dyshuar. Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin e shtetasve të shoqëruar, të dyshuar si autorë të ngjarjes, konkretisht shtetasit:

V. M., 38 vjeç, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe të vëllezërve N. M., 48 vjeç e L. M., 35 vjeç, të tre banues në Shkodër. Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dyshohet se këta shtetas, në gjëndje të dehur kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Viktor Marku nuk është i panjohur për uniformat blu. Ai u arrestua bashkë me nipin e tij, Santiago Mali për vrasjen e Hekuran Billës, i cili u ekzekutua me silenciator në zonën “Komuna e Parisit”, pranë qendrës ‘Kristal’. Edhe pse dyshohej se ishte vrasësi, ai u lirua për mungesë provash nga Gjykata e Tiranës. Vrasja ndodhi pasi në vitin 2006 Billa kishte ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare./ZËRI

Poll

MOS HUMB