
PAMJE NGA VENDNGJARJA
KORÇË- Është përfshirë nga zjarri një magazinë në fshatin Drenovë, në Korçë. Zjarri raportohet të jetë i përmasave të mëdha dhe zona ka banesa përreth. Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët, ndërsa ndodhet edhe policia për zbardhjen e rrethanave.
Burime pranë shërbimit zjarrfikës thanë se fillimisht zjarri është shkaktuar në një pjesë kullote në dalje të pallateve dhe banesave private të këtij fshati, zjarr që ka përparuar në stallat e blegtorisë dhe jo vetëm, duke rrezikuar dhe banesat aty pranë. /ZËRI
Poll