Aktualitet

Zjarr në një fshat në Klos/ Ndërhyhet në kohë, shpëtohen banesat

Flakët kanë djegur disa varreza, ndërsa është bërë ndërhyrje e shpejtë nga ana e forcave zjarrfikëse, Shërbimit Pyjor, të administratës së Bashkisë së Klosit.

f.t
Zjarr në një fshat në Klos/ Ndërhyhet në kohë,
FOTO ILUSTRUESE

DIBËR-Një vatër zjarri masive është raportuar këtë të shtunë në fshatin Kurqele të Njësisë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit. Për shkak të erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi duke ju afruar banesave. Flakët kanë djegur disa varreza, ndërsa është bërë ndërhyrje e shpejtë nga ana e forcave zjarrfikëse, Shërbimit Pyjor, të administratës së Bashkisë së Klosit.

Flakët kanë djegur jo vetëm masivin pyjor me dushqe, por edhe vreshta të banorëve të zonës si në pemëtari e rrush. Kjo është hera e parë që në këtë zonë është shfaqur vatër zjarri ndërsa policia e cila ka nisur hetimet pritet të gjejë shkakun e vërtetë të rënies së zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB