Aktualitet

‘Je takuar me agjentë serbë’! Vlora Hyseni akuzoi Klodiana Lalën, AGSH: Shantazh ndaj gazetares, SPAK të hetojë

AGSH i ka bërë thirrje Vlora Hysenit që të tërheqë menjëherë deklaratat e saj ndërsa kërkon nga SPAK të shikojë me seriozitet këtë episod shantazhi nga ana e saj ndaj një gazetareje.

F.I
‘Je takuar me agjentë serbë’! Vlora Hyseni akuzoi Klodiana
Vlora Hyseni

TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar lidhur me përplasjen e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni dhe gazetares Klodiana Lala jashtë ambjenteve të GJKKO. Teksa i Lala i drejtonte pyetjen, Hyseni iu përgjigj gazetares me akuzën e fortë se është takuar me agjentë serbë në hotel.

"Klodi, si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner”, tha Hyseni.

AGSH në reagim e cilëson deklaratën e Hysenit si shantazh dhe sulm ndaj gazetares, situatë e cila nuk mund të tolerohet. AGSH i ka bërë thirrje Vlora Hysenit që të tërheqë menjëherë deklaratat e saj ndërsa kërkon nga SPAK të shikojë me seriozitet këtë episod shantazhi nga ana e saj ndaj një gazetareje.

Reagimi:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon me termat më të ashpër shantazhin dhe sulmet e të dyshuarës së SPAK, ish-shefes së SHISH Vlora Hyseni ndaj gazetares Klodiana Lala.

Çdo i dyshuar i drejtësisë duhet të janë llogari vetëm përpara drejtësisë ndërsa shantazhet ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohen.

AGSH I bën thirrje Zonjës Hyseni  që të tërheqë menjëherë deklaratat e saj ndërsa e nxisim Strukturën e Posaçme që të shikojë me seriozitet këtë episod shantazhi nga ana e saj ndaj një gazetareje.

Poll

MOS HUMB