Aktualitet

Agasi në arrati, Hyseni i “mbronte krahët”: Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty

zh.ll

 

Agasi në arrati, Hyseni i “mbronte krahët”: Flej rehat

TIRANË-  Të tjera mesazhe dalin në dritë nga komunikimet mes ish-drejtueses së SHISH Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi.

Agasi, i arrestuar disa javë më parë në kuadër të hetimeve për AKSHI-n iu është shmangur autoriteteve për rreth 8 muaj në arrati. Për këtë, në ndihmë i ka ardhur shefja e SHISH, e cila i siguronte atij informacione sekrete mbi lëvizjet e strukturave të sigurisë.

Mbi 500 komunikime të shkëmbyera, ku në njërin prej tyre Hyseni i kërkon Agasit të mos përdorë një numër tjetër telefoni, pasi dyshohet se ishte nën përgjim.

“Shpirt mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!”, citohet t’i shkruajë Hyseni Agasit.

“Shpirt, a ka naj rrezik për djemtë e mi sonte?”, shkruan Agasi, sipas materialeve të bëra publike.
“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”,- ja kthen Hyseni.

Vlora Hyseni do të paraqitet sot në GJKKO për t’ u njohur me masën e sigurisë, ndërsa aktualisht ndodhet nën masën “arrest shtëpie”.

Hyseni po hetohet për 2 vepra penale: “Nxjerrja e sekretit shtetëror” dhe “përkrahja e autorit të krimit të organizuar”

Poll

MOS HUMB