Aktualitet

Iu zu 'pritë' jashtë Kuvendit/ Braçe-protestuesve kundër ligjit për Zonat e Mbrojtura: Hajdutë

Po ashtu deputeti socialist, nuk la pa “shënjestuar” kundërshtarët e tij politikë.

E.K
Iu zu 'pritë' jashtë Kuvendit/ Braçe-protestuesve
Erion Braçe dhe pamje nga protesta

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar sërish në lidhje me thirrjet kundër tij jashtë Kuvendit të Shqipërisë nga disa protestues që kundërshtonin ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura, të kaluar këtë të enjte në Kuvend. Përmes një video, Braçe shprehet se askush nuk mund ta vendosë emrin e tij “në krahë të një akti ligjor apo antiligjor grabitjeje vjedhje apo shpërdorimi në Divjakë apo në gjithë territorin e vendit”. Po ashtu ai shprehet se nuk zotëron asnjë centimetër katrorë tokë në Divjakë.

Erion Braçe: Dua të kthej një përgjigjie të qartë e shteruese për çdo hajdut mjedisor përfshirë edhe hajdutin mjedisor të Sali Berishës që sot në krye të një grupi të vogël kontestuesisht thërrisnin “Turp, turp” ndaj meje aty tek rruga para parlamentit.  Nuk ka shans asnjë nga ju, hajdutët mjedisorë të këtij vendi të vendosë emrin tim në krahë të një akti ligjor apo antiligjor grabitjeje vjedhje apo shpërdorimi në Divjakë apo në gjithë territorin e vendit. Ftoj secilin nga ju hajdutët mjedisorë të provojë të kundërtën.  Përndryshe t’i vërë gojës tel para se të zërë në gojë emrin tim. Erion Braçe nuk zotëron sot në Divjakë, në fushë apo kodër, në hapësirë bregdetare apo kudo qoftë edhe një milimetër katrorë tokë. Ka qenë zgjedhja ime dhe do i qëndroj.

Po ashtu deputeti socialist, nuk la pa “shënjestuar” kundërshtarët e tij politikë.

Erion Braçe: Në harkun e 11 viteve, në parkun e Divjakës edhe të Karavastasë nuk është lejuar si zgjedhje e imja, apo e qeverisë që në këtë hapësire të ndërtohet qoftë edhe një milimetër katror. Çdo ndërtim që është aty daton nga koha e Enver Hoxhës apo Sali Berishës, përfshirë edhe nga ky hajduti, gardiani i hapësirave mjedisore. Nuk ka asnjë ndërtim të lejuar nga ne, të dëgjoj që e keni mbrojtur ju Parkun e Karavastasë është t’j bësh vetes ‘bam, bam, bam’. Ju, hajdutët mjedisorë, thënë këtë për parkun Divjakë-Karavasta, ka patur fonde të brendshme dhe të huaja që i keni përdorur dhe përvetësuar. Nga të gjitha fondet që keni marrë, nuk ka asgjë që të ketë mbetur në parkun ‘Divjakë Karavasta’. Tani bëhunu gati, jam unë që do kërkoj dhe do bëj transparencë tek kombëtarët e ndërkombëtarët për paratë e fondeve që ju kanë bërë juve hajdutëve mjedisorë të pasur. Fillon tani dhe do mbarojë deri në qindarkën e fundit.

Çfarë ndodhi sot?

Këtë të enjte teksa dilte nga Kuvendi, ku vetëm me votat e maxhorancës u miratuan ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura, deputetit socialist Erion Braçe ia zu “pritë” nga disa protestues, të cilët kundërshtonin ndryshimet. Ata iu drejtuan Braçes me thirrjet “Turp, turp”, ndërsa dhe deputeti iu kundërpërgjigj.

Ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura

Ndryshimi i ligjit “Për Zonat e Mbrojtura” i jep atribute Këshillit Kombëtar të Territorit që të vendosë për shfrytëzimin e këtyre zonave në varësi të lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit, duke i hapur ligjërisht rrugën investimeve strategjike brenda tyre.

Propozimet kryesore për ndryshimin e ligjit të vitit 2017, që vendos kufizime të shumta për veprimtaritë brenda Zonave të Mbrojtura, vjen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës si dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë propozon që projektet strategjike brenda zonave të mbrojtura të përfshihen mes aktiviteteve të lejuara. Agjencia e Zhvillimit të Territorit propozon gjithashtu që  të jetë pikërisht KKT-ja e drejtuar nga kryeministri Edi Rama që të shpallë zonat e mbrojtura, ”si organi më i lartë vendimmarrës i planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe që ka në përbërjen e vet pjesën më të madhe të anëtareve të Këshillit të Ministrave”./ZËRI 

Poll

MOS HUMB