
VLORË- Në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës kanë mbërritur forca të shumta policore dhe FNSH. Autoritetet po kryejnë kontrolle të rrepta që kanë për qëllim identifikimin e personave që janë të pajisur me armë.
Paraprakisht konfirmohet se qëllimi mbetet kontrolli. Personat e dyshimtë janë ndalur nga policia dhe ju janë bërë kontrolle.
Kontrollet në qytetin e Vlorës, vijë pas arrestimit të ish-anëtarit të bandës së “Gaxhait” në Durrës, Armando Sulejmani i njohur ndryshe si “Çipuri”. Armando Sulejmani, i cili njihet më së shumti me nofkën “Çipuri”, u arrestua mbrëmjen e djeshme bëjnë të ditur burime për ZËRI.
Deri më tani mësohet se nuk ka persona të shoqëruar dhe policia nuk ka dhënë një njoftim për aksionin në fjalë./ZËRI