Aktualitet

Tentoi t'i ikte Policisë! Si u kap Çipuri në Durrës, qarkullonte lirisht me mjet, targat i kishte vjedhur në Tiranë

Menjëherë efektivët e Policisë e Policisë i kanë kërkuar që të zbresë, në mënyrë që t'i vendosur prangat.

k.m.
Tentoi t'i ikte Policisë! Si u kap Çipuri në Durrës,
Foto ilustruese

DURRËS- Detaje të reja janë mësuar lidhur me arrestimin e Armando Sulejmani, mbrëmjen e djeshme në Durrës. Burime për ZËRI bëjnë me dije se "Çipuri" është ndalur për kontroll nga ana e Policisë së Shtetit, e në momentin që është kontrolluar, efektivët kanë mësuar se përballë tyre ishte një person me precedentë penalë. Menjëherë efektivët e Policisë e Policisë i kanë kërkuar që të zbresë, në mënyrë që t'i vendosur prangat, por kanë hasur kundërshti nga ana e tij. 

Në momentin e arrestimit, Çipuri ishte brenda një makine të vjedhur, me targa të mbivendosura, të cilat ishin gjithashtu të grabitura. Sipas databazës së Policisë, targat ishin të njëjtat me ato të një makine "Range Rover", e cila ishte vjedhur pak kohë më parë në Tiranës./ZËRI

Poll

MOS HUMB