
DURRËS- Arrestohet "Çipuri". Mbrëmjen e djeshme në Durrës, i janë vendosur prangat një prej anëtarëve më "aktivë" të bandës së Gaxhait, Armando Sulejmani, i cili njihet më së shumti me nofkën “Çipuri”, bëjnë të ditur burime për ZËRI.
Në momentin e arrestimit, mësohet se ai ka qenë me makinë të vjedhur me targa të mbivendosura. Të njëjtat targa janë të një makine Range Rover që rezulton e vjedhur disa kohë më parë në Tiranë
Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri” ishte shpallur në kërkim nga Policia, ndërsa në vitin 2016 ai u qëllua nga dy persona në hyrje të pallatit ku Sulejmani banonte. Megjithatë fatmirësisht i shpëtoi plagëve të marra. Asokohe u dyshua se atentati kisht lidhje me larjen e hesapeve mes bandave pasi Sulejmani ka qenë i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale kundër grupit të Llanajve në qytetin e Vlorës.
Në vitin 2019, ai u arrestua për vrasjen e Orest Rexhos dhe Arian Hasanit. Por nuk dihet se në ç'rrethana është lënë i lirë nga akuzat, edhe pse u kap me armë zjarri.
“Çipuri” ka një histori të gjatë në botën e krimit, pasi njihet si anëtar i bandës së Gaxhait, të akuzuar për konfliktet e tyre me familjen Llanaj. Llanajt dhe Gaxhajt kanë një sagë hakmarrje dhe ngjarje kriminale mes tyre, derisa në vitin 2015, ndodhi masakra e Çoles, ku pas një sherri në kazino u vranë 3 të rinj.
Një nga të arrestuarit për masakrën është Aleksandër Llanaj, vëllai i Ferdinand Llanajt. Ferdinandit iu bë një atentat mafioz në viti. 2017 dhe i dyshuari kryesor ishte Armando Sulejmani, shënjestra e atentatit të sotëm. Armando Sulejmani ka qenë i dënuar për vrasje me 20 vite, por edhe në këtë rast u lirua në rrethana të paqarta./ZËRI