Aktualitet

Poshtëruese/ Emigrantët zhvishen lakuriq nga policia serbe në temperatura nën zero gradë

Pamjet tregojnë një varg burrash gjysmë të zhveshur në një pjesë të rrugës afër kufirit Serbi-Maqedoni e Veriut.

f.t
Poshtëruese/ Emigrantët zhvishen lakuriq nga policia serbe në
pamje nga ngjarja

SERBI- Pamje të rënda nga kufiri mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut po bëjnë xhiron e botës dhe janë dëshmi i përshkallëzimit të keqtrajtimit të emigrantëve në kufinjtë evropianë. Dy video të shfaqura për The Guardian nga Legis, një OJQ e Maqedonisë së Veriut, tregojnë një varg burrash gjysmë të zhveshur në një pjesë të rrugës afër kufirit Serbi-Maqedoni e Veriut.

Legis thotë se videot janë filmuar nga një vendas në afërsi të fshatit Lojanë, afër kufirit me Serbinë dhe i janë dorëzuar më 10 shkurt. The Guardian nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur videot. 

Poshtëruese/ Emigrantët zhvishen lakuriq nga policia serbe në
PAMJE NGA NGJARJA

OJQ-ja pretendon se incident ishte i dyti gjatë një periudhe 24-orëshë, kur pretendon se më shumë se 50 njerëz u detyruan të zhvisheshin nga autoritetet  serbe përpara se të ktheheshin me forcë në veri të Maqedonisë. Legis thosë se stafi i saj ka arritur të bisedojë me burrat me vonë, të cilat e kanë identifikuar veten si sirianë.

Jasmin Redjepi, president i Legis, tha se kthimet “shqetësuese dhe degraduese” erdhën menjëherë pas një samiti të bashkëpunimit kufitar BE-Serbi, që synonte forcimin e kufirit serb kundër operacioneve të kontrabandës me njerëz.

Edhe pse ka pasur raportime për keqtrajtimin emigrantëve në kufinjtë e tjerë evropianë, Redjepo tha se kjo është hera e para që raportohet në kufirin  ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Policia tashmë ka nisur një hetim për rastin./ZËRI

Poll

MOS HUMB