Aktualitet

U shkarkua nga vetingu, KPA rikonfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës

Daniela Sulaj i kundërshtoi gjetjet në kriterin e pasurisë dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

f.t
U shkarkua nga vetingu, KPA rikonfirmon në detyrë prokuroren e
Daniela Sulaj

TIRANË- Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, hodhi poshtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke rikonfirmuar në detyrë prokuroren Daniela Sulaj.

Prokurorja e Tiranës u shkarkuar nga KPA në korrik të vitit 2021 pasi evidentoi mospërputhje të deklarimeve të subjektit me faktet e konstatuara gjatë hetimit administrativ, mungesë financiare në një vit si dhe e konsideroi “mungesë etike” ndërtimin e një shtëpie pa leje. Sulaj i kundërshtoi gjetjet në kriterin e pasurisë dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Gjatë seancës dëgjimore më 23 korrik të 2021, Komisioni evidentoi mospërputhje të deklarimeve të subjektit me faktet e konstatuara gjatë hetimit administrativ, mungesë financiare në një vit si dhe e konsideroi “mungesë etike” ndërtimin e një shtëpie pa leje. Sulaj i kundërshtoi gjetjet në kriterin e pasurisë dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Në seancë, Sulaj u pyet gjithashtu për pushimin e hetimeve në dy çështje, për të cilat dha shpjegime.

Daniela Sulaj e ka filluar karrierën në vitin 2004 si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe prej vitit 2008 është e emëruar në Prokurorinë e Tiranës./ZËRI

Poll

MOS HUMB