
TIRANË- GJKKO ka dënuar me 5 vite burg ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetanin, i cili akuzohet pë korrupsion. Ish-inspektori i Kadastrës u ka marrë qytetarëve të ndryshëm, trashëgimtarë të ish pronarëve, shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.
Kapetani në kohën që ka mbajtur postin e specialistit pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, iu premtonte zgjidhje qytetarëve të ndryshëm në këmbim të shumave monetare.
Sipas SPAK, ai ishte i përfshirë në të paktën 22 raste korruptive me trashëgimtarë të ish-pronarëve, të cilët gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave. Sipas prokurorisë shumat që u merreshin qytetareve varionin nga 30 mijë ne 300 mijë lekë. Mësohet se Ilir Kapetani i takonte vetë personat dhe ju merrte paratë. Për të njëjtën çështje u hetuan edhe 9 qytetarë të cilët akuzohen gjithashtu për korrupsion./ZËRI