
PAMJE NGA NGJARJA
TIRANË- Një nga fluturimet e Wizz Air nga Pisa ka shënuar vonesë në nisje të avionit, për shkak të kufizimeve të trafikut ajror. Nisja e fluturimit duhej të ishtë bërë në 13:00 por pasagjerët janë lënë në pritje. Në videon e siguruar nga ZËRI udhëtarët shihen të irrituar nëpër aeroport duke parë njoftimet në ekran.
"Informojmë pasagjerët tanë dashamirës se për shkak të kufizimeve të trafikut, fluturimet mund të vonohen,"-njofton kompania.
Kompania Wizz Air, e cila është një prej kompanive low cost që operon në Shqipëri, është një prej më të kritikuarave nga ana e udhëtarëve, për shkak të vonesave të shumta me fluturimet nga linja të ndryshme./ZËRI
Poll