Aktualitet

U arrestua nga SPAK, si pezulloi prokurori hetimet për pasurinë e Suel Çelës

Në një prej episodeve të dokumentuara nga SPAK, rezulton se Zarka ka ndërhyrë për të pezulluar hetimin pasuror që kishte nisur ndaj Suel Çelës.

k.m.
U arrestua nga SPAK, si pezulloi prokurori hetimet për pasurinë e Suel
Suel Çela

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me njoftim zyrtar një ditë pas arrestimit të kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ndaj të cilit rëndojnë 3 akuza. Në një prej episodeve të dokumentuara nga SPAK, rezulton se Zarka ka ndërhyrë për të pezulluar hetimin pasuror që kishte nisur ndaj Suel Çelës. Ky i fundit gjithashtu i shpallur në kërkim nga SPAK pasi akuzohet për disa ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit. 

"Procedimi pasuror nr.24, datë 19.02.2020, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të zhvilluar në bazë të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Suel Cela alias Marius Lulaj;,"-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB