Aktualitet

PAMJET apokaliptike nga zjarret në Shëngjin/ Flakët përfshijnë rrethimin e një resorti, digjen çadrat

Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve dhe banesave.

f.t
PAMJET apokaliptike nga zjarret në Shëngjin/ Flakët
PAMJE NGA NGJARJA

SHËNGJIN-Vijon ende zjarri në Shëngjin, ku është e pamundur vënia nën kontroll e tij dhe lokalizimi i flakëve për shkak të erës që fryn. Flakët po djegin çadrat dhe zjarri po përfshin rrethimin e resortit 'Inheritor resort'. Forcat zjarrfikëse po përpiqen të shuajnë flakët me qëllim që të mos i afrohet godinës. Nga ana tjetër, pushues dhe punonjës të resortit po përpiqen të heqin çadrat e tjera prej kashte që të mos përfshihen nga flakët. 

Flakët po vijojnë të hapen me shpejtësi të madhe edhe në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë, po ashtu është aktivizuar një tjetër vatër zjarri e re në anën tjetër të malit. Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve dhe banesave.

PAMJET apokaliptike nga zjarret në Shëngjin/ Flakët
ZJARRI

Gjatë gjithë natës është punuar për shuarjen e flakëve, por situata ka qenë kritike, aq sa banorët dhe turistët janë evakuuar për shkak se flakët iu afruan resorteve e banesave./ZËRI

Poll

MOS HUMB