Aktualitet

I përfshirë në një vrasje në vitin 2010 në Gjermani, arrestohet shqiptari pas 14 vitesh në aeroportin e Roterdamit

Mësohet se i dyshuari bashkëpunoi me një tjetër person, 54-vjeçar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, por tashmë ka ndërruar jetë.

I.F
I përfshirë në një vrasje në vitin 2010 në
Foto ilustruese

HOLANDË- Një 45-vjeçar shqiptar, i paidentifikuar me emër është arrestuar në Holandë pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një vrasje që ka ndodhur 14 vjet më parë në Gjermani. Sipas raportimeve mediave të huaja, ai u arrestua në aeroportin e Roterdamit. Ngjarja për të cilën akuzohet 45-vjeçari ka ndodhur në 2010. Në atë kohë në një autostrade në Leverkusen, u gjet trupi i pajetë i një italian, i cili në atë kohë ishte 43 vjeç.

Mësohet se i dyshuari bashkëpunoi me një tjetër person, 54-vjeçar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, por tashmë ka ndërruar jetë.

Fillimisht krimi nuk mund të zbardhej, por në vitin 2022, hetuesit e policisë së Këlnit për “rastet e ftohta” rihapën çështjen.

“Rastet e ftohta” janë krime që mbeten të pazgjidhura për një kohë të gjatë.

Gjurmët janë riekzaminuar duke përdorur teknologjinë e re të mjekësisë ligjore dhe të dhënat çuan në identifikimit e shqiptarit dhe bashkëpunëtorit të tij.

43-vjeçari italian jetonte vetëm në një apartament në Këln që nga nëntori i vitit 2009. Sipas informacioneve të asaj kohe, ai ishte rrahur për vdekje. Policia dhe prokuroria publike thanë në atë kohë se trupi ishte futur në një qese plehrash blu./ZËRI

Poll

MOS HUMB